Ekonomi

SHBA, inflacioni vjetor i konsumit u rrit për 8,5 për qind në korrik

Sipas të dhënave të Departamentit të Punës, Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) ishte më i ulët se vlerësimi i tregut për një rritje vjetore prej 8,7 për qind

Övünç Kutlu  | 10.08.2022 - Përdıtësım : 11.08.2022
SHBA, inflacioni vjetor i konsumit u rrit për 8,5 për qind në korrik

Ankara

Inflacioni vjetor i konsumit në SHBA u rrit për 8,5 për qind në korrik, duke shënuar rënie nga rritja prej 9,1 për qind në qershor, kur shënoi rritjen më të madhe 12-mujore që nga nëntori i vitit 1981, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Departamentit të Punës, Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI), i cili mat ndryshimet në çmimet e mallrave dhe shërbimeve nga këndvështrimi i konsumatorit, ishte më i ulët se vlerësimi i tregut për një rritje vjetore prej 8,7 për qind.

Në baza mujore, CPI në korrik mbeti i pandryshuar nga muaji i kaluar, duke mposhtur sërish pritjet e tregut për një rritje prej 0,2 për qind. Rritja mujore e CPI-së në qershor ishte 1,3 për qind.

"Kishte disa indekse që shënuan rënie në korrik, duke përfshirë ato për tarifat e linjave ajrore, makinat dhe kamionët e përdorur, komunikimin dhe veshjet", tha Departamenti i Punës në një deklaratë.

CPI-ja bazë, e cila përjashton ushqimin dhe energjinë, u rrit me 0,3 për qind në korrik nga muaji i kaluar, përsëri nën pritjet e tregut i cili parashikoi një rritje prej 0,5 për qind. Në qershor, CPI bazë kishte shënuar një rritje mujore prej 0,7 për qind.

Në krahasim me vitin e kaluar, CPI bazë u rrit për 5,9 për qind në korrik.

"Indeksi i energjisë u rrit me 32,9 për qind për 12 muaj bashkë me korrikun, një rritje më e vogël se rritja prej 41,6 për qind për periudhën në fund të qershorit", thuhet në deklaratë.

Megjithatë, "indeksi i ushqimit u rrit me 10,9 për qind gjatë vitit të kaluar, rritja më e madhe 12-mujore që nga periudha që përfundoi në majin e vitit 1979" thuhet gjithashtu në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın