Politikë, Ekonomi

Sekretarja e Jashtme britanike: Türkiye është një partner i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar

"Türkiye është një partner i rëndësishëm për Britaninë e Madhe. Ne jemi aleatët kryesorë evropianë të NATO-s", u shpreh sekretarja Liz Truss pas takimit me nënpresidentin Fuat Oktay

Handan Kazancı  | 23.06.2022 - Përdıtësım : 23.06.2022
Sekretarja e Jashtme britanike: Türkiye është një partner i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar

Stamboll

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss përshëndeti marrëdhëniet mes vendit të saj dhe Türkiye-s (Turqisë) gjatë një takimi të mbajtur mbrëmë me nënpresidentin Fuat Oktay në kryeqytetin turk Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

"Türkiye është një partner i rëndësishëm për Britaninë e Madhe. Ne jemi aleatët kryesorë evropianë të NATO-s", shkroi Truss në Twitter pas takimit.

"Kam takuar nënpresidentin Fuat Oktay në Ankara dhe kam biseduar për thellimin e bashkëpunimit tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Türkiye-s në fusha siç janë energjia, mbrojtja dhe siguria", shtoi Truss, duke ndarë një foto nga takimi.

"Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur Ukrainën", shtoi ajo.

Ndërkohë, sipas një njoftimi nga Kryesia e Komunikimeve të Turqisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri britanik Boris Johnson diskutuan në një bisedë telefonike luftën Rusi-Ukrainë dhe zgjidhjen për eksportin e grurit nga Ukraina.

Një sasi e madhe e grurit ukrainas mbetet i bllokuar për shkak të konfliktit ushtarak, duke shkaktuar mungesa globale dhe rritje të çmimeve. Rusia, e cila akuzohet se përdor ushqimin si armë, ka hedhur fajin për mungesën e ushqimit tek sanksionet perëndimore.

Erdoğan i tha Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të hënën se Türkiye vazhdon përpjekjet e përbashkëta për të siguruar eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, gjë që do të ishte "efektive në drejtim të shmangies së një krize globale ushqimore".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.