Rusia nuk do t'i publikojë statistikat e import-eksportit "përkohësisht"
"Unë e mbështes këtë vendim për të shmangur parashikimet e gabuara, spekulimet dhe mospërputhjet. Ky vendim është masë e përkohshme", tha kreu i Shërbimit Federal të Doganës Ruse (FTS), Bulavin

Moskova
Kreu i Shërbimit Federal të Doganës Ruse (FTS), Vladimir Bulavin bëri të ditur se statistikat e import-eksportit në vend nuk do të publikohen përkohësisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Bulavin në deklaratën e tij për gazetarët në Moskë tha se nuk do të publikohen statistikat e import-eksportit të Rusisë.
"Unë e mbështes këtë vendim për të shmangur parashikimet e gabuara, spekulimet dhe mospërputhjet. Ky vendim është masë e përkohshme", tha ai.
Statistikat e fundit rreth import-eksportit të Rusisë ishin publikuar në muajin janar.
Në hulumtimin e kryer nga Banka Qendrore e Rusisë thuhet se eksportet e vendit pritet të ulen me 12 për qind duke rënë në 484 miliardë dollarë këtë vit ndërsa importet të ulen me 30 për qind në 266 miliardë dollarë.