Rritet ndjeshëm shkalla e papunësisë në Izrael në mes të luftës në Gaza
Shifrat nga Shërbimi i Punësimit të Izraelit treguan se 70 mijë persona u regjistruan si të papunë në muajin tetor, respektivisht me 57.500 persona më shumë krahasuar me muajin e mëparshëm

Kuds
Numri i të papunësuarve në Izrael është rritur ndjeshëm në muajin tetor në mes të luftës së vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Gazeta hebraike ‘Globes’ raportoi se shifrat nga Shërbimi i Punësimit të Izraelit treguan se 70 mijë persona u regjistruan si të papunë në muajin tetor, respektivisht me 57.500 persona më shumë krahasuar me muajin e mëparshëm.
"42.400 prej tyre janë punonjës të lëshuar me leje pa pagesë, respektivisht 60,3 për qind e të regjistruarve të ri", shkruan gazeta.
Shërbimi i Punësimit të Izraelit numëron çdo muaj numrin e punë-kërkuesve që regjistrohen në të.
Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga ofensiva ndërkufitare e Hamasit një muaj më parë.
Të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është afër 1.600.
Përveç numrin të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive të popullatës palestineze, nevojat themelore për 2,3 milionë banorët e Gazës po mbarojnë për shkak të rrethimit izraelit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.