Ekonomi

Rritet me 6,5 për qind tregu i automjeteve komerciale në BE

ACEA raportoi se numri i regjistrimeve të reja të automjeteve komerciale në periudhën tetë-mujore arriti në 1.74 milion

Muhammed Ali Gürtaş   | 25.09.2019
Rritet me 6,5 për qind tregu i automjeteve komerciale në BE

Ankara

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka bërë të ditur se tregu i automjeteve komerciale në Bashkimin Evropian (BE) në periudhën janar-gusht të këtij viti është rritur me 6,5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

ACEA raportoi se numri i regjistrimeve të reja të automjeteve komerciale në periudhën tetë-mujore arriti në 1.74 milion.

"Gjermania kryeson këtë rritje me 13,6 për qind, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 11,3 për qind, Franca me 6,5 për qind, Italia me 4,3 për qind dhe Spanja me 2,1 për qind", tha ACEA.

Shoqata vuri në dukje se kërkesa e BE-së për kamionçinë të lehtë komerciale u rrit me 6,2 për qind gjatë të njëjtës periudhë, falë kërkesës së madhe gjatë muajve korrik dhe gusht.

"Nga janari deri në gusht, tregu i kamionëve të rëndë në BE u rrit me 7,7 për qind, pavarësisht rënieve të regjistruara gjatë verës" thuhet në dekaratë.

Në anën e automjeteve të mesme dhe të rënda tregtare, kërkesa për kamionë të rinj në të gjithë BE-në gjatë kësaj periudhe pati një rritje të konsiderueshme deri në 8 për qind, edhe pse shifrat për muajt korrik dhe gusht ishin negative.

"Tetë muaj të vitit, kërkesa për autobusë të rinj mbeti pozitive me një rritje prej 3,8 për qind, pavarësisht se shitjet ranë gjatë periudhës së verës", shtoi ACEA.

Vitin e kaluar, numri i regjistrimeve të automjeteve të reja komerciale arriti në 2.5 milion në bllokun 28 anëtarësh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın