Ekonomi

Rritet çmimi i naftës pas zbutjes së tesnioneve tregtare SHBA-Kinë

- Qeveria e SHBA-së ka miratuar vazhdim 90-ditorë të tregtisë në mes kompanive amerikane dhe Huaweit të Kinës

Övünç Kutlu  | 20.08.2019 - Përdıtësım : 21.08.2019
Rritet çmimi i naftës pas zbutjes së tesnioneve tregtare SHBA-Kinë

Ankara

Çmimet e naftës së papërpunuar sot nisën me një vlerë më të lartë, pasi që SHBA-të lejuan kompanitë amerikane të tregtojnë me kompaninë kineze Huawei duke ulur ndjeshëm tensionet tregtare midis dy ekonomive më të fuqishme botërore, transmeto Anadolu Agency (AA).

Çmimi i markës ndërkombëtare Brent në mëngjes ishte 59,98 dollarë për fuçi, që është për 0,4 për qind më i lartë pas mbylljes të djeshme me 59,74 dollarë për fuçi.

Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) ishte 56,38 dollarë për fuçi, me një rritje prej 0,3 për qind, pas mbylljes me 56,21 dollarë për fuçi.

Sekretari amerikan i tregtisë, Wilbur Ross, dje deklaroi se vendi i tij do të miratojë vazhdimin e tregtisë për 90 ditë të tjera në mes të kompanive amerikane dhe gjigantit kinez të telekomunikacionit Huawei, e cila përfundon më 19 nëntor.

"Me Kinën po ja kalojmë mjaft mirë dhe po vazhdojmë me bisedime", po ashtu përmes Twitterit është shprehur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Që të dyja deklaratat shifen si një paraljmërim për përfundimin e tensioneve tregtare në mes të dy ekonomive më të fuqishme dhe konsumatorëve më të mëdhej të naftës, e cila do të shkatojë rritjen e kërkesë së naftës këtë vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın