Ekonomi

Rritet besimi i konsumatorit në Turqi

Indeksi i besimit të konsumatorit ishte 83.3 këtë muaj, që është për 4 për qind më i lartë nga 80.1 për qind në dhjetor, sipas të dhënave zyrtare

Aysu Biçer  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Rritet besimi i konsumatorit në Turqi

Ankara

Besimi i konsumatorit në ekonominë turke shënoi rritje në janar, bëri të ditur sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë muaj indeksi i besimit të konsumatorit ishte 83.3, me një rritje prej 4 për qind nga 80.1 për qind sa ishte në dhjetor, zbuloi Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat).

Vlera e indeksit llogaritet bashkërisht nga TurkStat dhe Banka Qendrore e Turqisë përmes matjes së prirjeve të konsumatorit.

Në mesin e nën-indekseve, situata aktuale financiare e indeksit të familjeve, krahasuar me 12 muajt e fundit, shënoi rënie me 3.6 për qind në 63.7 në janar, kundrejt 66.1 sa ishte në dhjetor.

Pritshmëritë e situatës financiare të indeksit të familjes në 12 muajt e ardhshëm arritën në 83.8, duke u rritur me 6.3 për qind nga muaji në muaj.

Indeksi i përgjithshëm i pritjes së situatës ekonomike në 12 muajt e ardhshëm ishte në 88.2 në muaj, që është për 6.5 për qind më i lartë në bazë mujore.

Vlerësimi i shpenzimit të parave në indeksin e mallrave të qëndrueshme gjatë 12 muajve të ardhshëm krahasuar me 12 muajt e kaluar regjistroi rritje me 5.1 për qind duke arritur në 97.3 në janar, e cila ishte 92.6 në dhjetor.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın