Ekonomi

Rriten regjistrimet e bizneseve dhe falimentimet në BE

Regjistrimet e bizneseve në BE u rritën me 0,5 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e tretë ndërsa shpalljet e falimentimit u rritën me 2,5 për qind

Gökhan Ergöçün  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 16.02.2026
Rriten regjistrimet e bizneseve dhe falimentimet në BE

Stamboll

Regjistrimet e bizneseve në Bashkimin Evropian (BE) u rritën me 0,5 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e tretë, ndërsa shpalljet e falimentimit u rritën me 2,5 për qind, transmeton Anadolu.

Zyra e statistikave e bllokut evropian Eurostat njoftoi sektori i informacionit dhe komunikimit regjistroi rritjen më të lartë të regjistrimeve të reja të bizneseve, me një kërcim prej 6,4 për qind.

Kjo rritje e ndjeshme u pasua nga sektori i industrisë me 4,9 për qind dhe akomodimi dhe shërbimet ushqimore me 1,3 për qind.

Rënie modeste u regjistrua në tregti me 0,3 për qind, ndërsa ndërtimi dhe transporti ranë me nga 0,1 për qind. Shpalljet e falimentimit u rritën ndjeshëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore, respektivisht me 8,6 për qind.

Edhe sektori i informacionit dhe komunikimit përjetoi një periudhë të vështirë, me falimentimet që u rritën me 7,9 për qind.

Ulja e shpalljeve të falimentimit u regjistrua në sektorin e tregtisë me 3,4 për qind dhe në financë me 0,7 për qind.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın