Politikë, Ekonomi

Përparim në negociata: Trump lehtëson tarifat ndaj Brazilit

Sipas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, “ka pasur përparim fillestar në negociatat me Qeverinë e Brazilit”

Diyar Güldoğan  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Përparim në negociata: Trump lehtëson tarifat ndaj Brazilit

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi të enjten urdhër të ri ekzekutiv për të modifikuar tarifat që administrata e tij vendosi këtë verë mbi një gamë të gjerë mallrash braziliane, duke hequr detyrime shtesë për disa importe bujqësore, raporton Anadolu.

Ky vendim është rishikim i "urdhrit ekzekutiv 14323" të nënshkruar në korrik, në të cilin Trump shpalli gjendje emergjence kombëtare për ato që i quajti "politika, praktika dhe veprime të Qeverisë së Brazilit", të cilat, sipas tij, përbënin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe interesat ekonomike të SHBA-së. Urdhri i mëparshëm shtonte një taksë shtesë prej 40 për qind "ad valorem" ndaj shumë importeve braziliane.

Sipas urdhrit, "ka pasur përparim fillestar në negociatat me Qeverinë e Brazilit", duke iu referuar telefonatës së muajit të kaluar mes Trumpit dhe homologut të tij brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, të cilët ranë dakord të hapin negociata për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Aneksi i përditësuar i urdhrit të korrikut, që hyn në fuqi në mënyrë retrospektive më 13 nëntor, i heq disa kategori bujqësore nga lista e mallrave që i nënshtrohen detyrimit shtesë.

Sipas direktivës, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet dhe ta këshillojë presidentin nëse nevojitet ndërmarrja e hapave të tjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın