Ekonomi

Poloni, inflacioni pritet të arrijë kulmin në shkurt 2023

Zv/ministri i Financave të Polonisë, Piotr Patkowski tha se inflacioni në vendin e tij do të arrijë kulmin në muajin shkurt 2023

Murat Temizer  | 21.12.2022 - Përdıtësım : 21.12.2022
Poloni, inflacioni pritet të arrijë kulmin në shkurt 2023

Varshavë

Zëvendës ministri i Financave të Polonisë, Piotr Patkowski tha se inflacioni në vendin e tij do të arrijë kulmin në muajin shkurt 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në një radio lokale, Patkowski tha se presin që inflacioni pas muajit shkurt të ulet në mënyrë graduale.

"Inflacioni në Poloni do të arrijë kulmin në muajin shkurt me 19-20 për qind. Është e vështirë të thuhet tani nëse do të jetë 20 për qind. Por, sipas ministrisë tonë bëhet fjalë për pritshmëri mes 19-20 për qind", tha Patkowski duke shtuar se vitin e ardhshëm nuk presin recesion.

Buxheti i Polonisë për vitin 2023 bazohet në supozimin e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 1.7 për qind dhe inflacionit mesatar vjetor prej 9.8 për qind.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın