Ekonomi

"Petrofac" synon uljen e kostove prej 125 milionë dollarë në vitin 2020

"Ne po synojmë kursime shtesë për ato të shpallura më 6 prill dhe tani presim që të zvogëlojmë kostot e larta dhe të mbështetjes së projektit me të paktën 125 milionë dollarë në vitin 2020 dhe mbi 200 milionë dollarë deri në vitin 2021", tha Petrofac

Sibel Morrow  | 15.05.2020 - Përdıtësım : 15.05.2020
"Petrofac" synon uljen e kostove prej 125 milionë dollarë në vitin 2020

Ankara

Kompania e shërbimeve të naftës "Petrofac" këtë vit mund të zvogëlojë kostot e larta dhe të mbështetjes së projektit për të paktën 125 milionë dollarë për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe të çmimeve të ulëta të naftës në performancën e saj financiare, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne po synojmë kursime shtesë për ato të shpallura më 6 prill dhe tani presim që të zvogëlojmë kostot e larta dhe të mbështetjes së projektit me të paktën 125 milionë dollarë në vitin 2020 dhe mbi 200 milionë dollarë deri në vitin 2021", tha kompania "Petrofac" në një deklaratë.

Kompania e energjisë me bazë në Londër shtoi se pezullimi i pagesës së dividentit përfundimtar 2019 dhe një shkurtim i shpenzimeve kapitale prej 40 për qind ka ruajtur bilancin vjetor të parave të gatshme prej 145 milionë dollarë.

"Petrofac" tha se shumica e tenderëve për vitin 2020 po ashtu do të shtyhen deri në vitin 2021 pasi rënia e çmimeve të naftës bëri që klientët të rishikojnë planet e tyre të investimeve në të ardhmen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın