Ekonomi

PE "dritë jeshile" për negociatat e marrëveshjes tregtare me SHBA

Komiteti i Tregtisë i PE-së diskutoi mbi kërkesën e Komisionit Evropian për autorizim për negociatat tregtare mes SHBA-ve dhe BE-së për të hequr detyrimet doganore ndaj produkteve industriale

Ata Ufuk Şeker  | 19.02.2019 - Përdıtësım : 20.02.2019
PE "dritë jeshile" për negociatat e marrëveshjes tregtare me SHBA

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Komiteti i Tregtisë i Parlamentit Evropian (PE) miratoi projektligjin për fillimin e negociatave të marrëveshjeve tregtare mes Bashkimit Evropian (BE) dhe SHBA-ve për të hequr detyrimet doganore mbi produktet industriale, transmeton Anadolu Agency (AA).

I mbledhur në Bruksel, Komiteti i Tregtisë i PE-së diskutoi mbi kërkesën e Komisionit Evropian për autorizim për negociatat tregtare mes SHBA-ve dhe BE-së për të hequr detyrimet doganore ndaj produkteve industriale.

Anëtarët e komitetit me 21 vota pro dhe 17 kundër kanë miratuar projektligjin për fillimin e negociatave të marrëveshjeve tregtare.

Projektligji në fjalë për plotësimin e marrëveshjes tregtare përfshin kushte të tilla si heqja e taksave doganore nga SHBA-të për aluminin dhe çelikun e importuar, negociimin e tarifave që do të zbatohen për automjetet, mbajtjen e produkteve bujqësore jashtë negociatave dhe përfundimin e marrëveshjes tregtare në rast se SHBA-të zbatojnë një tarifë të re doganore.

Pritet që ky projektligj të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në mars.

Projektligji nuk ka obligim ligjor por pas arritjes së dakordësimit në negociatat e marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe SHBA-ve, PE duhet ta miratojë këtë marrëveshje.

KE në muajin janar kërkoi autorizim tek Këshilli i BE-së në lidhje me zhvillimin e negociatave tregtare me SHBA-të për të hequr detyrimet doganore mbi produktet industriale.

KE ka autoritetin për të bërë marrëveshje tregtare në emër të 28 shteteve anëtare të BE-së. KE duhet të marrë miratimin nga vendet anëtare për të zhvilluar negociata zyrtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın