Ekonomi

Papunësia në Britaninë e Madhe u rrit në 3,9 për qind

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare të Britanisë (ONS), papunësia në çerekun e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,1 për qind duke arritur në 3,9 për qind

Gökhan Kurtaran   | 19.05.2020
Papunësia në Britaninë e Madhe u rrit në 3,9 për qind

Londër

Papunësia në tremujorin e parë të këtij viti në Britaninë e Madhe u rrit në 3,9 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare të Britanisë (ONS), papunësia në çerekun e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,1 për qind duke arritur në 3,9 për qind.

Gjithsej të papunë në vend arriti në 1 milion e 350 mijë me një rritje prej 50.000 personave.

Ekspertët janë të mendimit se papunësia në vend në periudhën e ardhshme do të shënojë një rritje të shpejtë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) duke arritur në nivelin e 10 për qind të viteve 1990-ta.

"Britania ka të ngjarë të përballet me recesion serioz këtë vit", tha ministri britanik i Financave, Rishi Sunak.

Ekonomia britanike pas stagnimit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në tremujorin e parë të këtij viti u tkurr për 2 për qind.

Banka Qendrore e Britanisë (BoE) më parë kishte theksuar se COVID-19 pritet të shkaktojë një tkurrje prej 25 për qind në ekonominë e vendit në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas parashikimeve të bankës ekonomia britanike këtë vit mund të tkurret deri në 14 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın