Ekonomi

Operatorët turistikë rusë me oferta të reja për pushime në Turqi

Lidhja e Operatorëve Turistik të Rusisë (ATOR) njoftoi se është duke përgatitur aranzhmanet për turistët rusë të cilët si destinacion turistik kanë Turqinë

Emre Gürkan Abay  | 29.08.2016 - Përdıtësım : 30.08.2016
Operatorët turistikë rusë me oferta të reja për pushime në Turqi

Moskë

MOSKË (AA) – Pas heqjes së ndalesës për fluturimet çarter mes Rusisë dhe Turqisë, tur operatorët rusë janë duke përgatitur pako të reja aranzhmanesh për vizitë të shtetit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Lidhja e Operatorëve Turistik të Rusisë (ATOR) njoftoi se është duke përgatitur aranzhmanet për turistët rusë të cilët si destinacion turistik kanë Turqinë të cilët së shpejti do të jenë në shitje.

Duke vënë në dukje se sezoni është kah fundi, në njofimin e ATOR thuhet se ofertat bëhen paralelisht me pritjet për uljen e numrit të të interesuarve krahasuar me muajt e kaluar ndërsa siç theksohet edhe çmimet do të jenë më të lira për rreth 20-30 përqind.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev dje nënshkroi një dekret të Qeverisë për të hequr ndalesën për fluturimet çarter midis Rusisë dhe Turqisë, e cila ka qenë në fuqi që nga nëntori i vitit të kaluar pas rrëzimit të avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke.

Heqja e ndalesës së fluturimeve është bërë në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve ruso-turke që ishte një nga temat e takimit që u mbajt në St. Petersburg më 9 gusht mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe atij rus Vladimir Putin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın