Ekonomi

OPEC, rriten të ardhurat nga eksporti i naftës

Të ardhurat nga eksporti i naftës të 14 vendeve anëtare të organizatës arritën në 711 miliardë dollarë në vitin 2018, nga 538 miliardë dollarë në vitin 2017

Övünç Kutlu  | 27.08.2019 - Përdıtësım : 28.08.2019
OPEC, rriten të ardhurat nga eksporti i naftës

Ankara

Të ardhurat neto nga eksporti i naftës të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) u rritën vit pas viti me 32 për qind në vitin 2018, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Anadolu Agency (AA).

Të ardhurat nga eksporti i naftës të 14 vendeve anëtare të organizatës arritën në 711 miliardë dollarë në vitin 2018, nga 538 miliardë dollarë në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 32 për qind, sipas të dhënave të Administratës Amerikane të Informacionit të Energjisë (EIA).

Anëtarët e kartelit iu përmbajtën shkurtimit të prodhimit në vitin 2018 për të balancuar ofertën dhe kërkesën në tregun global të naftës, e cila çoi në rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar. Megjithëse, prodhimi i OPEC-it u zvogëlua vit pas viti, strategjia e tyre doli e suksesshme dhe çmimet e naftës u rritën në vitin 2018, në krahasim me vitin 2017 duke rezultuar në rritje të të ardhurave nga eksporti i naftës.

Ndërsa marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent mesatarisht e cila ishte 54 dollarë për fuçi në vitin 2017, u rrit me 31 për qind me një mesatare prej 71 dollarë për fuçi në vitin 2018. Marka amerikane West Texas Intermediate u rrit me 27 për qind me një mesatare prej 65 dollarë për fuçi në vitin 2018, ndërsa qëndronte me një mesatare prej 51 dollarë për fuçi në vitin 2017, sipas të dhënave të EIA-së.

Prodhimi i përgjithshëm i OPEC-ut mesatarisht ishte 32.01 milionë fuçi në ditë në vitin 2017, por kjo sasi shënoi rënie të ulët me 15 mijë fuçi në ditë me një mesatare prej 31.86 milionë fuçi ditë në vitin 2018, bazuar në burimet dytësore të të dhënave nga Raporti Mujor i Tregut të Naftës së OPEC-ut për gusht 2019.

EIA parashikon se prodhimi i naftës së papërpunuar të OPEC-ut do të jetë mesatarisht 30.1 milionë fuçi në ditë në vitin 2019, që është rreth 1.8 milionë fuçi në ditë më e ulët se mesatarja në vitin 2018.

Administrata e SHBA-së gjithashtu pret që të ardhurat totale të anëtarëve të OPEC-ut nga eksporti i naftës të ulen në 604 miliardë dollarë në vitin 2019 dhe më tej të bie në 580 miliardë dollarë në vitin 2020.

- Katari dhe Venezuela

Katari ishte vendi i shtatë që regjistroi të ardhurat më të larta të eksportit të naftës në vitin 2017 midis 15 anëtarëve të OPEC-ut. Megjithatë, vendi i Gjirit njoftoi më 3 dhjetor 2018 se do të largohet nga karteli në fillim të vitit 2019. Prandaj, të ardhurat e eksportit neto të Katarit në vitin 2018 nuk u përfshinë.

Venezuela, vendi i vetëm që regjistroi rënie vjetore në të ardhurat nga eksporti i naftës, kryesisht për shkak të sanksioneve amerikane. Vështirësitë ekonomike goditën gjithashtu industrinë e naftës në vend, duke penguar prodhimin dhe eksportin e naftës së saj. Mbajtësi më i madh i rezervave të naftës në botë regjistroi rënie të eksportit të naftës në 27 miliardë dollarë vitin e kaluar nga 28 miliardë dollarë sa ishin një vit më parë. 

- Arabia Saudite përsëri kryeson si eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë

Eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, Arabia Saudite, kryesonte brenda anëtarëve të OPEC-ut në të ardhurat nga eksporti i naftës në vitin 2017 dhe përsëri kryeson edhe në vitin 2018.

Të ardhurat e Mbretërisë nga eksporti i naftës arritën në 172 miliardë dollarë në vitin 2017 dhe kjo shumë u rrit me 38 për qind në 237 miliardë dollarë në vitin 2018.

Pjesa e të ardhurave të Arabisë Saudite nga eksportet e përgjithshme të naftës së OPEC-ut gjithashtu u rritën në 33 për qind vitin e kaluar, nga 29.4 për qind sa ishin një vit më parë.

- Iraku renditet i dyti

Midis anëtarëve të OPEC-ut, Iraku radhitet i dyti sa i përket të ardhurave më të larta nga eksporti e naftës në vitin 2018.

Të ardhurat nga eksporti i naftës në vend u rritën me 38 për qind në 91 miliardë dollarë vitin e kaluar, nga 66 miliardë dollarë sa ishin një vit më parë. Pjesa e të ardhurave nga Iraku në eksportet e përgjithshme të naftës së OPEC-ut shënuan rritje të butë gjithashtu nga viti në vit prej 12.17 për qind në 12.8 për qind.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) radhiten në vendin e tretë në të ardhurat nga eksporti i naftës midis anëtarëve të OPEC-ut.

EBA-të rritën të ardhurat e eksportit të naftës në 74 miliardë dollarë në vitin 2018, nga 56 miliardë dollarë në vitin 2017, duke treguar një rritje prej 32 për qind. Pjesa e të ardhurave të vendit në eksportet e përgjithshme të naftës së kartelit u rritën gjithashtu nga 9.7 për qind në 10.4 për qind nga viti i kaluar.

Më poshtë paraqesim të ardhurat nga eksporti i naftës, në terma nominalë të 14 anëtarëve të OPEC-ut për vitin 2017 dhe 2018 dhe aksionet e të ardhurave individuale në eksportet totale të naftës së kartelit vitin e kaluar: 

Emri i vendit anëtar

Të ardhurat nga eksporti i naftës në 2017
(miliardë dollarë)

Të ardhurat nga eksporti i naftës në 2018
(miliardë dollarë)

Pjesa e të ardhurave të vendeve në eksportet e përgjithshme të naftës së OPEC-ut në vitin 2018

(në përqindje)

Arabia Saudite

172

237

33.3

Iraku

66

91

12.8

Emiratet e Bashkuara Arabe

56

74

10.4

Irani

55

67

9.4

Kuvajti

45

61

8.6

Nigeria

32

42

5.9

Angola

30

37

5.2

Algjeria

24

30

4.2

Venezuela

28

27

3.8

Libia

13

21

3.0

Kongo (Brazzaville)

5

8

1.1

Ekuadori

5

6

0.9

Guinea Ekuatoriale

4

5

0.7

Gaboni

3

5

0.7

NË TOTAL

538

711

100.0


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.