Ekonomi

OPEC dhe vendet joanëtare aleate vendosin të shkurtojnë prodhimin ditor të naftës

"U vendos që prodhimi total të reduktohet për 1,2 milion fuçi", tha Al Mazrouei pas takimit të vendeve të OPEC-ut dhe vendeve që i janë bashkuar nismës dhe nuk janë anëtare të kësaj organizate, së bashku të njohura si OPEC+

Aşkın Kıyağan  | 07.12.2018 - Përdıtësım : 08.12.2018
OPEC dhe vendet joanëtare aleate vendosin të shkurtojnë prodhimin ditor të naftës

Vjenë

VJENË (AA) - Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende aleate joanëtare, gjatë takimit të OPEC-ut në Vjenë kanë vendosur të reduktojnë prodhimin ditor të naftës për të balancuar tregun global të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Suhail Mohammed Al Mazrouei, kryetar i Konferencës së OPEC-ut dhe ministër i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), tha se OPEC ka vendosur që prodhimi ditor të reduktohet deri në 800.000 fuçi.

"Vendet joanëtare të OPEC-ut kanë vendosur po ashtu të reduktojnë prodhimin e tyre të përditshëm për 400.000 fuçi. Kështu, u vendos që prodhimi total të reduktohet për 1,2 milion fuçi", tha Al Mazrouei në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit të vendeve të OPEC-ut dhe vendeve që i janë bashkuar nismës dhe nuk janë anëtare të kësaj organizate, së bashku të njohura si OPEC+.

Ai vuri në dukje se bisedimet zgjatën më shumë sesa që pritej, duke shtuar se ai megjithatë është i kënaqur, për shkak të, siç tha, vendimeve të suksesshme që përfundimisht arritën t'i sjellin.

Për këtë vendim, ai veçanërisht falënderoi Rusinë dhe vendet joanëtare të OPEC-ut.

Vendimi për të reduktuar prodhimin ditor të naftës do të fillojë të zbatohet në janar të vitit 2019 dhe do të zbatohet në gjashtë muajt vijues.

Kujtojmë se takimi i 175-të i OPEC-ut dhe vendeve joanëtare filloi të enjten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın