Ekonomi

OJQ-të turke vazhdojnë të ndërtojnë shtëpi për nevojtarët në Idlib

Shoqata e Mendimit të Lirë dhe të Drejtave të Edukimit (Ozgur-Der) dhe Shoqata Fetih, në koordinim me Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), përfunduan ndërtimin e 10 njësive të ndërtesave trekatëshe

Gökhan Ergöçün  | 19.07.2021 - Përdıtësım : 19.07.2021
OJQ-të turke vazhdojnë të ndërtojnë shtëpi për nevojtarët në Idlib

Stamboll

OJQ-të turke vazhdojnë të ndërtojnë shtëpi briketash për njerëzit në nevojë në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e Mendimit të Lirë dhe të Drejtave të Edukimit (Ozgur-Der) dhe Shoqata Fetih, në koordinim me Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), përfunduan ndërtimin e 10 njësive të ndërtesave trekatëshe.

Rreth 250 familje të lodhura nga lufta do të jetojnë në këto shtëpi të cilat filluan të dorëzohen të dielën.

Rreth 4,3 milionë persona po jetojnë në Idlib, shumë prej tyre në çadra.

Vitin e kaluar, Turqia njoftoi se OJQ-të dhe institucionet turke do të ndërtojnë 50.000 shtëpi briketash në provincat veriore të Sirisë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhuroi gjithashtu 50 shtëpi.

Ridvan Kaya, kryetari i Ozgur-Der, tha se njerëzit, të cilët humbën gjymtyrët e tyre për shkak të konfliktit në vend dhe familjet e tyre do të jetojnë në këtë zonë.

"Këta njerëz duhet të zhvendosen nga çadrat ku është shumë nxehtë në verë dhe ftohtë në dimër dhe kushtet e jetesës janë shumë të vështira", theksoi ai.

Yilmaz Bulat, kreu i Fetihder, tha se është shumë e rëndësishme që personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në çadra të kalojnë në këto shtëpi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın