Ekonomi

Ministri turk i Tregtisë do të nisë bisedimet me SHBA-në për objektivin tregtar 100 miliardë dollarësh

Ministri turk i Tregtisë, Bolat do të udhëtojë në Washington për bisedime të nivelit të lartë për të arritur objektivin e vëllimit të tregtisë dypalëshe prej 100 miliardë dollarësh midis Turqisë dhe SHBA-së

Seda Tolmaç  | 11.12.2025 - Përdıtësım : 11.12.2025
Ministri turk i Tregtisë do të nisë bisedimet me SHBA-në për objektivin tregtar 100 miliardë dollarësh

Ankara

Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat do të udhëtojë të premten në Washington për të zhvilluar bisedime të nivelit të lartë për të arritur objektivin e vëllimit të tregtisë dypalëshe prej 100 miliardë dollarësh dhe për të avancuar marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe SHBA-së, thanë burimet për Anadolu.

Bolat do të takohet me përfaqësuesin e Tregtisë, Jamieson Greer dhe sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick si dhe me përfaqësues të kompanive anëtare të Dhomës së Tregtisë të SHBA-së. Do të ndërmerren hapa konkretë për të arritur objektivin e vëllimit të tregtisë prej 100 miliardë dollarësh të vendosur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Diskutimet do të përfshijnë konsultimin e planit aktual në fushat strategjike për të rritur potencialin për bashkëpunim midis Turqisë dhe SHBA-së, në fusha që variojnë nga energjia tek investimet dhe industria e mbrojtjes te teknologjitë e përparuara ndërsa do të vlerësohen mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Do të diskutohet gjithashtu përdorimi efektiv dhe zhvillimi i mëtejshëm i të gjitha kornizave ekzistuese, siç është Marrëveshja Kornizë e Tregtisë dhe Investimeve (TIFA) midis Turqisë dhe SHBA-së. Ministria turke e Tregtisë mbetet e përkushtuar për të krijuar tregti të ekuilibruar dhe të qëndrueshme me SHBA-në, duke promovuar njëkohësisht investimet e ndërsjella në përputhje me kornizën e Erdoganit, thanë burimet.

Vizita e Bolatit përfaqëson moment historik, duke konfirmuar lidhjet e forta ekonomike midis Turqisë dhe SHBA-së, dy aleatë, pavarësisht kushteve sfiduese në tregtinë globale ndërsa forcon perspektivat e bashkëpunimit në të ardhmen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın