Ekonomi

Ministri turk i Thesarit dhe Financave priti në takim homologen nga Maqedonia e Veriut

Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek ka pritur në takim ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrieska Koçovska dhe delegacionin shoqërues

Hülya Ömür Uylaş  | 06.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
Ministri turk i Thesarit dhe Financave priti në takim homologen nga Maqedonia e Veriut Foto: Muhammed Abdullah Kurtar / AA

Ankara

Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek ka pritur në takim ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrieska Koçovska dhe delegacionin shoqërues, transmeton Anadolu.

Ministri turk Şimşek postoi në rrjetet sociale lidhur me takimin.

"Ramë dakord të vendosim bashkëpunim të fortë midis Administratave tona të të Ardhurave. Do të përparojmë më tej marrëdhëniet tona dypalëshe duke ndarë përvojat në fusha të tilla si politikat tatimore, dixhitalizimi, pajtueshmëria vullnetare tatimore, auditimi dhe luftimi i krimeve financiare", shkroi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın