Ministri saudit: Marrëveshjet me SHBA-në arritën vlerën 557 miliardë dollarë
Ministri saudit i Investimeve theksoi se SHBA-ja mbetet investitori i huaj më i madh në Arabinë Saudite, duke shtuar se viti 2025 shënon një pikë kthese kyç në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
Istanbul
Ministri i Investimeve i Arabisë Saudite, Khalid bin Abdulaziz Al-Falih, tha se vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruara mes Arabisë Saudite dhe SHBA-ve ka arritur në 557 miliardë dollarë, transmeton Anadolu.
Duke folur për kanalin saudit "Al-Ekhbariya", Al-Falih tha se Arabia Saudite ka nënshkruar 242 marrëveshje investimesh me SHBA-në gjatë Forumit të Investimeve SHBA-Arabi Saudite që u mbajt në Washington.
"Nënshkruam shumë marrëveshje në sektorë të ndryshëm për të forcuar partneritetin mes Arabisë Saudite dhe SHBA-së", tha ai.
Al-Falih theksoi se SHBA-ja mbetet investitori i huaj më i madh në Arabinë Saudite, duke shtuar se viti 2025 shënon një pikë kthese kyç në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Ai vuri në dukje se marrëdhëniet Arabi Saudite-SHBA, që datojnë prej më shumë se 90 vitesh, kanë një ndikim të madh global.
