Ekonomi, Shkencë dhe Teknologji

Microsoft do të investojë 1,5 miliard dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale me seli në EBA

Microsoft dhe G42 do të punojnë së bashku për të sjellë inteligjencën artificiale të avancuar dhe infrastrukturën digjitale në vendet në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikë

Bahattin Gönültaş  | 16.04.2024 - Përdıtësım : 17.04.2024
Microsoft do të investojë 1,5 miliard dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale me seli në EBA

Berlin

Kompania amerikane e teknologjisë Microsoft do të investojë 1,5 miliard dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale G42 me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Microsoft thuhet se kompania do të zotërojë një pjesë të vogël në G42 me një investim prej 1,5 miliard dollarësh.

Si pjesë e marrëveshjes, presidenti i Microsoft Brad Smith do të ulet në bordin e G42, i cili do të drejtojë aplikacionet dhe shërbimet e tij në platformën Azure të Microsoft për të ofruar zgjidhje të avancuara të inteligjencës artificiale për klientët e saj.

Microsoft dhe G42 do të punojnë së bashku për të sjellë inteligjencën artificiale të avancuar dhe infrastrukturën digjitale në vendet në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikë. Përveç kësaj, të dy kompanitë do të mbështesin krijimin e një fondi prej 1 miliard dollarësh për zhvilluesit, për të avancuar aftësitë e AI në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tashmë në partneritet me zhvilluesin e ChatGPT OpenAI, G42 po zhvillon inteligjencën artificiale për aplikacione që shtrihen tek makinat pa shofer.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.