Ekonomi

Merkel mbron gazsjellësin Nord Stream 2 pavarësisht mos aprovimit nga SHBA

Merkel theksoi se Gjermania po zgjeron furnizimet e saj energjetike dhe po merr parasysh blerjen e gazit natyral të lëngshëm (LNG) nga vendet tjera

Ayhan Şimşek   | 08.02.2019
Merkel mbron gazsjellësin Nord Stream 2 pavarësisht mos aprovimit nga SHBA

Ankara

BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 pavarësisht kritikave në rritja nga SHBA-të dhe vendet evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel foli në një konferencë për media në Bratisllavë të Sllovakisë, ku theksoi se Gjermania po zgjeron furnizimet e saj energjetike dhe po merr parasysh blerjen e gazit natyral të lëngshëm (LNG) nga vendet tjera.

“A do të bëhemi të varur nga Rusia për shkak të këtij tubacioni të dytë të gazit... përgjigja ime do të ishte jo, nëse do të zgjerojmë burimet tona në të njëjtën kohë”, tha Merkel.

“Gjermania do të zgjerojë terminalet e gazit në lidhje me gazin natyral të lëngshëm. Kjo do të thotë që ne nuk duam të bëhemi të varur nga Rusia në asnjë rrethanë”, shtoi Merkel.

Më herët gjatë ditës së djeshme, ambasadorët e SHBA-ve në Gjermani, Danimarkë dhe BE i kërkuan Gjermanisë dhe partnerëve të saj të ndalonin ndërtimin e gazsjellësit. Ata pretenduan se mbështetja në gazin rus e vë Evropën dhe Perëndimin në rrezik.

“Braktisja e Nord Stream 2 nuk do të jetë e lehtë, por duke bërë gjënë e duhur shpesh nuk është e lehtë. Çdo humbje e shkaktuar në ndalimin e projektit do të paguhet me fitimin e sigurisë së energjisë në të gjithë kontinentin”, theksuan të dërguarit amerikan në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Deutsche Welle.

Projekti Nord Stream 2 për të transportuar gazin rus drejt Gjermanisë drejtpërsëdrejti përmes Detin Baltik duke anashkaluar Ukrainën, është planifikuar të përfundojë deri në dhjetor 2019.

Tubacioni 764 milje (1.230 kilometra) do të mbajë 55 miliardë metra kub gaz natyror në vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın