Ekonomi, Shkencë dhe Teknologji

Mbi 25 për qind e kompanive gjermane presin shkurtime vendesh pune për shkak të inteligjencës artificiale

"Vetëm 5,2 për qind e kompanive parashikojnë vende pune shtesë, ndërsa dy të tretat nuk presin ndryshime", tha instituti gjerman i kërkimit të tregut, ifo, në një deklaratë

Mücahithan Avcıoğlu  | 05.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Mbi 25 për qind e kompanive gjermane presin shkurtime vendesh pune për shkak të inteligjencës artificiale

Stamboll

Instituti gjerman i kërkimit të tregut, ifo, tha se 27,1 për qind e kompanive në Gjermani presin që inteligjenca artificiale (IA) të shkaktojë shkurtime të vendeve të punës në pesë vitet e ardhshme, transmeton Anadolu.

"Vetëm 5,2 për qind e kompanive parashikojnë vende pune shtesë, ndërsa dy të tretat nuk presin ndryshime", tha ifo në një deklaratë.

Klaus Wohlrabe, kreu i anketave në ifo, tha se nëse do të ketë shkurtime nga puna, kompanitë e prekura parashikojnë një rënie mesatare prej rreth 8 për qind.

Më shumë se një e treta e bizneseve në sektorin e prodhimit 37,3 për qind parashikojnë gjithashtu shkurtime nga puna.

Nga ana tjetër, më shumë se 80 për qind e bizneseve në sektorin e ndërtimit mendojnë se inteligjenca artificiale nuk do të ndikojë në paga.

Ndërkohë, ekziston një stimul i mirë për punësimin: Bizneset individuale tashmë presin një rritje të shërbimeve të lidhura me teknologjinë, si përpunimi i informacionit ose IT-ja, me një rritje prej më shumë se 10 për qind të parashikuar në situata të caktuara.

"IA nuk po bëhet vetëm një mjet racionalizimi, por edhe një trampolinë për profile të reja pune", tha Wohlrabe.

"Efektet e inteligjencës artificiale në punësim janë ende të moderuara, por në planin afatgjatë, inteligjenca artificiale mund të ndryshojë tregun gjerman të punës", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.