Ekonomi

"Marrëveshja tregtare e Trumpit me Japoninë ka boshllëqe"

Trump dhe kryeministri japonez, Abe Shinzo, nënshkruan marrëveshjen në New York mbrëmë vonë, duke hapur tregje të reja për 7,2 miliardë dollarë në produktet bujqësore amerikane

Riyaz ul Khaliq  | 26.09.2019 - Përdıtësım : 26.09.2019
"Marrëveshja tregtare e Trumpit me Japoninë ka boshllëqe"

Ankara

Megjithëse presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përfundimisht nënshkroi një marrëveshje tregtare të pritur gjatë kohë me Japoninë, disa gjëra janë lënë jashtë marrëveshjes, kanë shkruar mediat në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportuan mediat japoneze, Trump dhe kryeministri japonez, Abe Shinzo, nënshkruan marrëveshjen në New York mbrëmë vonë, duke hapur tregje të reja për 7,2 miliardë dollarë në produktet bujqësore amerikane.

Duke e vlerësuar si marrëveshje me "përfitim reciprok", të dyja palët theksuan se marrëveshja shkurtoi tarifat për fermat dhe produktet industriale.

Pakti i ri i biznesit vjen pasi Trump në vitin 2017 tërhoqi vendin e tij nga pakti i tregtisë së lirë i Partneritetit Trans-Paqësor (TPP).

Megjithatë, në marrëveshjen e re nuk u përfshi ndonjë marrëveshje mbi tarifat në makinerinë automobilistike të Japonisë.

"Tokio dështoi të sigurojë heqjen e taksave të SHBA-ve që ekzistojnë mbi automjetet japoneze dhe pjesët e automjeteve, një marrëveshje që u arrit në TPP", njoftuan mediat japoneze.

Në media citohet se Trump përkrah kryeministrit japonez ka theksuar se "tarifat japoneze tani do të jenë dukshëm më të ulëta ose do të eliminohen plotësisht për produktet e SHBA-ve, si mishi i lopës dhe derrit, gruri, djathi, misri, vera dhe shumë të tjera".

Një deklaratë e përbashkët tha se marrëveshja e re është vendosur të "forcojë tregtinë dypalëshe në një metodë të fuqishme, të qëndrueshme dhe me përfitim reciprok midis të dy kombeve".

"Kur pakti të hyjë në fuqi, nuk ka dyshim se investimet japoneze do të rriten dhe të dy ekonomitë tona do të rriten. Jam i sigurt se do të jetë diçka fitimprurëse për të dy vendet", tha Abe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın