Maroku javën e ardhshme pret Samitin e Financave të Afrikës 2025
Samiti i Financave i Afrikës 2025 (AFIS 2025) do të mbledhë mbi 1.250 udhëheqës financiarë dhe autoritete publike për të përcaktuar udhërrëfyesin drejt sovranitetit financiar të kontinentit
Istanbul
Në qytetin Kazablanka të Marokut, më 3-4 nëntor do të mbahet për herë të pestë Samiti i Financave i Afrikës, transmeton Aandolu.
Sipas një deklarate për shtyp të publikuar lidhur me samitin, Samiti i Financave i Afrikës 2025 (AFIS 2025) do të mbledhë mbi 1.250 udhëheqës financiarë dhe autoritete publike për të përcaktuar udhërrëfyesin drejt sovranitetit financiar të kontinentit.
Në AFIS 2025 do të diskutohen transformimet e nevojshme për nxjerrë në pah potencialin financiar të Afrikës.
Samiti, i cili do të bashkojë aktorë kyç të sektorit financiar publik dhe privat, synon daljen nga varësia nga kapitali i jashtëm dhe kalimin drejt sovranitetit të brendshëm dhe të qëndrueshëm financiar, si dhe të mbështesë rritjen gjithëpërfshirëse dhe objektivat panafrikane.
Sipas deklaratës, kryetari i Samitit të Financave të Afrikës, Amir Ben Yahmed, ka thënë se “Ky edicion në Kazablanka pasqyron urgjencën për të modernizuar mjetet tona dhe për të drejtuar kapitalin tonë në projekte strategjike”.
Yahmed ka theksuar se sovraniteti financiar duhet të bëhet gur themeli i rritjes dhe përfshirjes në kontinent.
Zëvendëspresidenti Rajonal i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) për Afrikën, Ethiopis Tafara, ka thënë se Samiti i Financave i Afrikës 2025 do të bashkojë liderët e industrisë financiare të kontinentit për të zhvilluar metoda inovative që mobilizojnë kapitalin privat për të financuar punësimin, qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.
“Ne u themi klientëve dhe partnerëve tanë se ky është vendi i duhur për të dëgjuar për produktet financiare që do ta shndërrojnë strategjinë e biznesit në veprim”, ka thënë Tafara.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
