Maqedoni, zbatohet projekti për mbështetje në reformat e administratës publike
Ambasadori i BE-së, Orav duke theksuar se ky tuining projekt paraqet dokumentin kyç të administratës publike në vend, shtoi se projekti mbështet edhe demokracinë e vendit

Shkup
SHKUP (AA) – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë në bashkëpunim me Agjencinë për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Austrisë zbatoi tuining projektin të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetja e reformave në shërbimin shtetëror dhe administratën publike”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav në fjalën e tij theksoi se ky tuining projekt paraqet dokumentin kyç të aftësive të brendshme të administratës publike në vend, ndërsa shtoi se zbatimi i projektit do të kontribuojë edhe në demokracinë e vendit.
“Këto aftësi të brendshme nuk duhet të shihen vetëm si zgjidhje teknike, por kjo është një mjet digjital që mbështet edhe vet demokracinë, ajo përmirëson përgjegjësitë dhe fuqinë e qytetarëve. Ky është një hap i madh në ndërtimin e një forme të besimit dhe përgjegjësisë, sepse ka të bëjë me mbështetjen e lirisë demokratike dhe qeverisë efektive”, deklaroi Orav.
Nga ana tjetër, ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovksa-Tomovska, theksoi se ky është një projekt i suksesshëm për ministrinë që ajo drejton, pasi që bëhet fjalë për një projekt i cili kishte për qëllim zhvillimin e mekanizmit në ministri, i cili do të kontribuojë edhe në regjistrin e ardhshëm të popullsisë së Republikës së Maqedonisë.
“Ky projekt paraqet një kontribut serioz për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve administrative për qytetarët dhe bizneset, drejt zhvillimit dhe përfitimeve të shoqërisë civile dhe demokratike”, u shpreh Arsovkska-Tomovska.
Qëllimi i tuining projektit me vlerë prej 2.6 milion eurosh, i cili është zbatuar në periudhën nga 1 dhjetori 2014 deri më 27 dhjetor 2015, është zhvillimi dhe zbatimi i një mekanizmi për të bashkuar të gjitha proceset ekzistuese dhe të ardhshme, sistemet dhe informacionet në administratën publike të vendit, si dhe duke u bazuar në këtë dhënien e rekomandimeve për regjistrimin e popullsisë dhe votuesve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.