Ekonomi

Libi, të ardhurat nga nafta dhe gazi ranë në 92 për qind në 2020

NOC lufton për të kontrolluar fushat e naftës, rezervuaret e deponimit, stacionet e pompimit, tubacionet, portet dhe nuk ka para për riparimin e tyre

Büşranur Begçecanlı  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Libi, të ardhurat nga nafta dhe gazi ranë në 92 për qind në 2020

Ankara

Të ardhurat e Libisë nga nafta dhe gazi ranë nga viti në vit me 92 për qind në vitin 2020 për shkak të bllokadës disa mujore në objektet e naftës që ishte pengesë për shumicën e eksporteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banka Qendrore në Tripoli deklaroi se të ardhurat për vitin 2020 ranë në 652 milionë dollarë nga 7.04 miliardë dollarë në vitin 2019.

Libia, zotëruesi më i madh i rezervave të naftës së papërpunuar në Afrikë, është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sunduesit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA), e cila udhëhiqet nga kryeministri Fayez al-Sarra, selia e të cilit është në kryeqytetin Tripoli, u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja.

Qeveria e Al-Sarraj ka luftuar me milicitë e komandantit renegat libian Khalifa Haftar që nga prilli i vitit 2019 në një konflikt që ka marrë mijëra jetë ndërsa përpjekjet për zgjidhje politike afatgjate dështuan.

Korporata Kombëtare e Naftës së Libisë (NOC) po lufton për të kontrolluar fushat e naftës, rezervuaret e deponimit, stacionet e pompimit, tubacionet dhe portet, të cilat janë dëmtuar ose i kapur korrozioni dhe nuk kanë para për t’i riparuar.

Industria e naftës e anëtares së OPEC-ut u mbyllën në janar të vitit 2020 kur Ushtria Kombëtare e Libisë (LNA) me bazë në Bengazi e udhëhequr nga komandanti rebel Haftar u përfshi në luftë për pushtet me GNA-në, duke rezultuar me bllokim të fushave të naftës dhe porteve të vendit.

Fushat e naftës dhe portet, të cilat u rihapën që nga 18 shtatori, pas një pauze tetë muajsh, nxiti ringjalljen e industrisë së naftës në Libi, në atë masë që prodhimi ditor i naftës bruto në vend tejkaloi 500 mijë fuçi nga nivelet e mëparshme prej 100 mijë fuçive.

Prodhimi i naftës së papërpunuar i Tripolit regjistroi një rritje të shpejtë, duke arritur gati në 1.25 milionë fuçi në ditë nga pothuajse një fillim i vdekur në shtator, në kuadër të arritjes së paqes së përkohshme midis forcave ushtarake rivale.

Mirëpo, prodhimi ra në rreth 1 milion fuçi në ditë pas vendimit të Kompanisë së Naftës Waha më 16 janar për të mbyllur tubacionin që bart naftën e papërpunuar në portin lindor të naftës Es Sider, më i madhi në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.