Ekonomi

Kryeministri kinez: Nuk ka fitues në luftën tregtare SHBA-Kinë

"Kina nuk dëshiron të shohë pasojat që do të rrezikojnë zinxhirin e tregtisë globale dhe që do të reflektojnë tek vendet e treta", tha Li Keqiang

Fatih Hafız Mehmet  | 14.11.2018 - Përdıtësım : 14.11.2018
Kryeministri kinez: Nuk ka fitues në luftën tregtare SHBA-Kinë

Pekin

PEKIN (AA) - Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, paralajmëroi mbrëmë se askush nuk mund të jetë fitues në luftën tregtare Kinë-SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri kinez paralajmëroi për pasojat negative të luftës tregtare në mes Pekinit dhe Washingtonit gjatë samitit të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që po mbahet në Singapor.

"Kina nuk dëshiron të shohë pasojat që do të rrezikojnë zinxhirin e tregtisë globale dhe që do të reflektojnë tek vendet e treta", tha Li.

Ai gjithashtu komentoi edhe tensionet e shkaktuara nga mosmarrëveshjet mbi Detin e Kinës Jugore dhe tha se Kina do të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet me dialog në tre vitet e ardhshme.

Samiti i ASEAN në Singapor filloi mbrëmë dhe një nga temat e mbledhjes dy-ditore është forcimi i tregtisë midis shteteve anëtare.

Në Singapor pritet ardhja e udhëheqësve të të gjithë anëtarëve të ASEAN, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Rusinë dhe Australinë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın