Ekonomi

"Kosova ofron mundësi tërheqëse për investitorët turq"

Merve Özer Yılmaz, kryetarja e Këshillit të Biznesit Turqi-Kosovë, tha se një nga qëllimet kryesore të tyre është rritja e vëllimit tregtar dypalësh

Elif Ferhan Yeşilyurt  | 27.06.2019 - Përdıtësım : 28.06.2019
"Kosova ofron mundësi tërheqëse për investitorët turq"

Stamboll

ELİF FERHAN YEŞİLYURT

Me popullsinë e re dhe të arsimuar, koston e ulët të energjisë, punën e lirë, tatimin e ulët të korporatave, tregun e pashfrytëzuar, praninë e punonjësve që flasin turqishten, punën e bankave turke në rajon, përparësinë logjistike, pozitën në qendër të Evropës dhe një sërë benefitesh doganore, Kosova ofron mundësi të rëndësishme për investitorët.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Merve Özer Yılmaz, kryetarja e Këshillit të Biznesit Turqi-Kosovë pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekononime (DEIK), tha se Turqia ka lidhje të forta historike dhe kulturore me shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke shtuar se synimi më i madh i këshillit biznesor të formuar në vitin 2008 është reflektimi i kësaj trashëgimie në raportet ekonomike dhe rritja e vëllimit tregtar dypalësh.

Duke theksuar se Kosova ka shënuar një normë mesatare rritjeje prej 3,5 për qind midis viteve 2009 dhe 2017, si dhe një inflacion të qëndrueshëm prej 1,3 për qind, Yılmaz tha:

"Ne shohim se rreth 10 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto të Kosovës prej 7,1 miliardë dollarësh vjen nga industria, 14 për qind nga bujqësia, 8 për qind nga ndërtimtaria dhe 68 për qind nga sektori i shërbimeve. Për shkak të një ekonomie të bazuar në importe, deficiti i llogarisë korente është mjaft i lartë. Sipas të dhënave të vitit 2017, Kosova ka eksporte në vlerë 428 milionë dollarë dhe 3.2 miliardë dollarë importe. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, me një moshë mesatare prej 26 vjetësh. Gjersa fuqia punëtore e kualifikuar është një nga avantazhet e rëndësishme të Kosovës, problemi kryesor i vendit është papunësia", shprehet Yılmaz.

Yılmaz rikujtoi se shifra zyrtare e papunësisë në Kosovë aktualisht është 30,5 për qind, kështu që një pjesë e madhe e popullsisë së re të kualifikuar shkon intensivisht për të punuar në vendet evropiane.

Yılmaz tha se migrimi do të ulej ndjeshëm nëse investimet në Kosovë do të rriteshin dhe nëse do të hapeshin vende të reja të punës, ndërsa shtoi se në të njëjtën kohë një pjesë e madhe e kësaj papunësie përbëhet nga "të papunë vullnetarë", të cilët kanë të afërm në diasporë dhe nuk kanë nevojë të punojnë për shkak të mbështetjes që marrin prej tyre.

"Bankat turke dominojnë në sektorin financiar në Kosovë"

Yılmaz vuri në dukje se klima e përgjithshme e biznesit të vendit është shumë e dobishme për investitorët, edhe pse nuk ka paketa inkurajuese nga shteti.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), sektorët kryesorë në vend janë bujqësia, blegtoria, xehtaria, energjia, ndërtimi/infrastruktura, zdrukthëtaria, informatika dhe përpunimi i tekstilit dhe lëkurës, thotë Yılmaz, i cili shtoi se paralelisht me të ardhurat kombëtare për kokë banori të cilat janë rritur viteve të fundit, me shpejtësi janë rritur edhe konsumi dhe importet e mallrave të konsumit.

"Vlerësimi i çmimeve dhe cilësisë është i një rëndësie të madhe në përzgjedhjen e produkteve të konsumatorit. Kur shikojmë aktivitetet e firmave turke në Kosovë, shohim se përparësia është në sektorin e financave. Bankat turke dominojnë në sektorin financiar në vend. Paralelisht me këtë, kompanitë turke janë më së shumti aktive në sektorët e prodhimit, shëndetësisë, shërbimit/tregtisë dhe ndërtimit/infrastrukturës", vlerëson Yılmaz.

Një nga kriteret më të rëndësishme për një investitor në vendin ku shkon për të investuar është mënyra e funskionimit të ligjit, thekson ajo.

"Për fat të keq, në Kosovë ekziston një sistem ligjor që funksionon ngadalë. Megjithatë, Kosova është në një proces të ndryshimit dhe transformimit të shpejtë. Nëse atmosfera e tanishme politike vazhdon në mënyrë stabile, zhvillimet ekonomike në rritje në Kosovë në periudhën afatmesme do të sigurojnë një klimë më të mirë afariste", tha Yılmaz.

Duke rikujtur se Kosovë është në rrugë që janë hapur drejt Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Yılmaz tha se Kosova, e cila është e integruar mirë me vendet evropiane, ka bërë përpjekje të mëdha për pranimin e pavarësisë nga të gjitha vendet, njëkohësisht duke u munduar të zgjidhë problemet me Serbinë.

Ajo shprehet se edhe SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë iniciativa në këtë drejtim.

"Unë besoj se Kosova do të pranohet në BE shumë shpejt pasi të gjitha vendet ta njohin pavarësinë e saj dhe të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara. Përveç kësaj, të gjithë afaraistët tanë që duan të investojnë në Kosovë, u rekomandojmë të kontaktojnë Këshillin tonë të Biznesit Turqi-Kosovë të DEIK-ut. Me kënaqësi ndajmë njohuritë dhe përvojat tona me biznesmenët turq", thekson Yılmaz.

Turqia, e para në investimet direkte në Kosovë"

Sipas Yılmaz, Kosovoa ofron mundësi të shumta për investitorët turq.

"Popullsia e re dhe e arsimuar, kostoja e ulët e energjisë, puna e lirë, tatimi i ulët i korporatave, tregu i pashfrytëzuar, prania e punonjësve që flasin turqishten, puna e bankave turke në rajon, përparësia logjistike, pozita në qendër të Evropës dhe një sërë benefitesh doganore, mund të radhiten si mundësitë më të rëndësishme", thotë Yılmaz.

Për më tepër, Yılmaz deklaroi se makineritë, pajisjet dhe të gjitha lëndët e para dhe pajisjet teknologjike të importuara për prodhim janë të përjashtuara nga detyrimet doganore.

Sipas saj, vështirësitë në fushën e investimeve janë pamjaftueshmëria e sistemit shtetëror dhe ligjor, mungesa e infrastrukturës, fakti që popullsia e re në rritje priret të emigrojë në Evropë dhe mungesa e industrive të zhvilluara.

Ajo thotë se vëllimi tregtar dypalësh midis Kosovës dhe Turqisë ka qenë 310 milionë dollarë në vitin 2018.

"Në investimet direkte, Turqia zë vendin e tretë në Kosovë me 388 milionë euro. Megjithatë, Gjermania dhe Zvicra, të cilat janë në vendin e parë dhe të dytë, në të vërtetë janë shuma që vijnë nga diaspora, dhe jo investime direkte. Prandaj, Turqia renditet e para në investime direkte dhe këtë e konfirmojnë edhe autoritetet e Kosovës", tha Yılmaz.

"Jemi vendi i dytë nga të cilat Kosova bën më së shumti importe"

Yılmaz theksoi se për investuesit turk, për arsye se afrohen më shumë në aspektin logjistik në tregun e Bashkimit Evropian (BE) dhe ofron më shumë mundësi për prodhim me kushte më ekonomike, Kosova është një treg më i mirë, duke shtuar se në këtë drejtim ajo mundëson një tregti pa dogana në kuadër të Preferencës Tregtare Autonome (ATP) ndaj tregjeve të BE-së dhe me CEFTA-n ndaj shteteve fqinje të Ballkanit.

Ajo shtoi se Kosova që nga dhjetori i vitit 2008, është duke përfituar nga Sistemi i Preferencave të Përgjithshme me SHBA-në.

"Është e mundshme një tregti pa dogana për rreth 3.400 lloje të produkteve. Kosova për arsye politike tani është duke zbatuar një taksë prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Me këto mundësi, tani jemi vendi dytë nga të cilat Kosova bën më së shumti importe", tha ajo.

"Me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë mendojmë se do të krijohen mundësi të reja"

Yılmaz rikujtoi se Turqia dhe Kosova deri më tani për të lehtësuar dhe rritur tregtinë kanë nënshkruar Marrëveshje për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë, Marrëveshje Bashkëpunimi në Sferën e Shëndetësisë dhe Marrëveshje për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve.

"Pala kosovare që nga viti 2013 e kishte në pritje procesin e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lira. Para do kohe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dekretoi ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Turqi për tregti të lirë, e cila pas kësaj u publikua në Gazetën Zyrtere. Presim që me shpejtësi të zbatohet marrëveshja e tregtisë së lirë dhe mendojmë se do të lindin mundësi. Me këtë, duam ta kalojmë edhe Gjermaninë dhe të jemi vendi i parë", u shpreh Yılmaz, kryetarja e Këshillit të Biznesit Turqi-Kosovë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın