Ekonomi

"Konfliktet tregtare dhe tensionet BE-SHBA rreziqet më të mëdha për ekonomitë"

"Rreziqet më të mëdha për ekonomitë këtë vit do të vijnë nga konfliktet e globalizuara tregtare, veçanërisht nga marrëdhëniet e tensionuara mes BE-së dhe SHBA-ve", thuhet në deklaratë

Bahattin Gönültaş  | 28.03.2019 - Përdıtësım : 28.03.2019
"Konfliktet tregtare dhe tensionet BE-SHBA rreziqet më të mëdha për ekonomitë"

Berlin

Në një deklaratë të përbashkët nga ekspertët e tregut të kapitalit të Shoqatës së Bankave Publike Gjermane (VOEB) thuhet se rreziqet më të mëdha për ekonomitë këtë vit do të vijnë nga konfliktet e globalizuara tregtare, veçanërisht nga marrëdhëniet e tensionuara mes BE-së dhe SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se Brexit-i dhe sidomos ngadalësimi i prodhimit industrial në Gjermani kanë krijuar pasiguri në Evropë. Ekspertët nuk parashikojnë rrezikun e recesionit në ekonominë më të madhe të Evropës dhe ndaj parashikimit se ekonomia gjermane do të rritet mes 0.7 dhe 1.3 për qind këtë vit.

"Pas rritjes së dobët të këtij viti, ekonomia gjermane në vitin 2020 duke u rimëkëmbur në masë të madhe parashikohet të rritet nga 0.8 deri në 1.8 për qind. Në Gjermani, inflacioni pritet të rritet në 2.5 për qind këtë vit, ndërkohë që prurjet e të ardhurave nga obligacionet qeveritare gjermane janë përllogaritur të rriten në 0.3 për qind gjatë dy muajve të ardhshëm. Mbështetja e ekonomisë gjermane në eksporte përbën një problem", thuhet në deklaratë.

Në vazhdim theksohet se "Veçanërisht sektori kimik dhe ai i automjeteve do të ndikohet nga konfliktet globale të tregtisë. Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Banka Qendrore Amerikane (FED) do të jenë në gjendje të vonojnë politikat e shtrënguara monetare në mënyrë që të mos rrezikojnë ekonomitë e tyre. Rreziqet më të mëdha për ekonomitë këtë vit do të vijnë nga konfliktet e globalizuara tregtare, veçanërisht nga marrëdhëniet e tensionuara mes BE-së dhe SHBA-ve".

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se rritja e ekonomisë amerikane do të jetë mes 2.1 dhe 2.6 për qind këtë vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın