Ekonomi

Kompania turke AJet njofton fillimin e fluturimeve drejt Tiranës

Kompania turke AJet njoftoi se fluturimet për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të fillojnë nga Stambolli më 2 mars dhe nga Ankaraja më 5 mars

Gökhan Yılmaz  | 31.12.2025 - Përdıtësım : 31.12.2025
Kompania turke AJet njofton fillimin e fluturimeve drejt Tiranës

Stamboll

Kompania turke AJet njoftoi se fluturimet për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të fillojnë nga Stambolli më 2 mars dhe nga Ankaraja më 5 mars, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga AJet thuhet se posaçërisht për hapjen e linjës janë vënë në shitje me çmime të favorshme biletat me çmime që fillojnë nga 35 dollarë. Fluturimet do të zhvillohen pesë herë në javë nga Stambolli duke filluar nga 2 marsi dhe dy herë në javë nga Ankaraja duke filluar nga 5 marsi.

Në deklaratë paraqiten pikëpamjet e drejtorit të përgjithshëm të AJet, Kerem Sarp, i cili tha se kanë përjetuar entuziazëm në njoftimin e nisjes së dhjetëra itinerareve të reja gjatë gjithë vitit 2025.

"Po përgatitemi të përfundojmë këtë vit të veçantë me njoftimin e një itinerari tjetër të ri. Fluturimet tona për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, do të fillojnë nga Stambolli më 2 mars dhe nga Ankaraja më 5 mars. Uroj që të jetë i mbarë", shtoi ai.

Fluturimet nga Stambolli do të jenë të hënave, të mërkurave, të enjteve, të shtunave dhe të dielave ndërsa nga Ankaraja të enjteve dhe të shtunave.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın