Ekonomi

Kompania kineze blen 5 për qind të aksioneve të kompanisë gjermane Daimler

"Ky investim do të përforcojë partneritetin tonë të suksesshëm. Në të njëjtën kohë është edhe shenjë besimi në strategjinë dhe potencialin e ardhshëm të kompanisë sonë", tha Kallenius

Bahattin Gönültaş  | 23.07.2019 - Përdıtësım : 24.07.2019
Kompania kineze blen 5 për qind të aksioneve të kompanisë gjermane Daimler

Berlin

Kompania Beijing Automotive Group (BAIC) me seli në Kinë ka blerë 5 për qind të prodhuesit gjerman të automjeteve Daimler AG, që është kompania kryesore e Mercedes-Benz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përbashkët të BAIC dhe Daimler AG është bërë e ditur se kompania kineze ka blerë 5 për qind të prodhuesit gjerman të automjeteve.

Ola Kallenius, kryetari i Bordit menaxhues të Daimler AG, tha se janë shumë të kënaqur që BAIC është një investitor afatgjatë në Daimler.

"Ky investim do të përforcojë partneritetin tonë të suksesshëm. Në të njëjtën kohë është edhe shenjë besimi në strategjinë dhe potencialin e ardhshëm të kompanisë sonë. Tregu kinez për ne nuk është vetëm për shitje, në të njëjtën kohë është një bazë shumë e rëndësishme për suksesin tonë në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve", tha Kallenius.

Edhe vitin e kaluar një prodhues tjetër kinez i automjeteve, Geely, ka blerë 9,7 për qind të aksioneve të Daimler AG për 9 miliardë dollarë, kështuqë rreth 15 për qind e Daimler AG kaloi në duart e kompanive kineze.

Daimler dhe Grupi BAIC që 15 vite janë duke bashkëpunuar në Kinë. Kompania gjermane në mars të këtij viti për të thelluar bashkëpunimin në mjetet e reja të energjisë ka blerë 3,93 për qind të aksioneve të Beijing Electric Vehicle Co (BJEV), një degë e BAIC Group.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.