Ekonomi

Kompania franceze "Alstom" këtë vit do të punësojë 7.500 persona

Kompania njoftoi se 1.000 persona do të punësohen në punë inxhinierike dhe sinjalizuese si dhe në pozicione të prodhimit cilësor, veçanërisht në Francë

Alaattin Doğru  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Kompania franceze "Alstom" këtë vit do të punësojë 7.500 persona

Ankara

Prodhuesi francez i trenave të shpejtë "Alstom" njoftoi se këtë vit do të punësojnë 7.500 persona në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Alstom" bëri të ditur se kompania, porositë totale të së cilës kanë arritur në 77.8 miliardë euro deri në vitin 2022, do të punësojë 1.500 punëtorë dhe teknikë, përveç 6.000 inxhinierëve dhe operatorëve në mbarë botën për të përmbushur këtë kërkesë.

Kompania njoftoi se 1.000 persona do të punësohen në punë inxhinierike dhe sinjalizuese si dhe në pozicione të prodhimit cilësor, veçanërisht në Francë.

Kompania ajrore franceze "Airbus" njoftoi dje se do të punësojë 6.000 persona këtë vit pas përmirësimit të situatës në industrinë e aviacionit, e cila u rëndua nga pandemia e COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın