Politikë, Ekonomi

Kina zotohet të ndihmojë Kubën mes "mungesës në rritje të karburantit"

"Kina mbështet fuqimisht Kubën në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, sovranitetit dhe kundërshton ndërhyrjet e jashtme", u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian

Riyaz Khaliq Khaliq  | 10.02.2026 - Përdıtësım : 10.02.2026
Kina zotohet të ndihmojë Kubën mes "mungesës në rritje të karburantit"

Stamboll

Kina u zotua të martën të ndihmojë Kubën mes shqetësimeve për rritjen e "mungesës së karburantit" në kombin e Karaibeve, transmeton Anadolu.

"Kina mbështet fuqimisht Kubën në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, sovranitetit dhe kundërshton ndërhyrjet e jashtme", u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian.

"Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo lëvizje që i privon kubanezët nga të drejtat e tyre për jetesë dhe zhvillim dhe (kundërshtojmë) sjelljet jo-njerëzore. Ne, si gjithmonë, do t'i ofrojmë asistencë dhe ndihmë Kubës", tha Lin.

OKB shprehu shqetësim të hënën për "mungesat në rritje të karburantit dhe ndikimin e tyre tek njerëzit" në Kubë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të vendoste tarifa për çdo vend që shet naftë në kombin ishullor.

SHBA-të janë përpjekur të forcojnë pozicionin e tyre ndaj Kubës, që nga operacioni ushtarak që administrata Trump ndërmori më 3 janar për të kapur presidentin venezuelan Nicolas Maduro, një mbështetës i hershëm i qeverisë së Kubës.

Në një urdhër ekzekutiv në fund të janarit, Trump e përshkroi regjimin kubanez si "një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm", duke thënë se ishte e nevojshme shpallja e një emergjence kombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.