Ekonomi

Kërkesa globale e kerozinës për avionët mund të bie deri në 70 për qind

Të dhënat thonë se brenda një muaji, numri i fluturimeve ditore pothuajse është përgjysmuar, ndërsa shtetet vazhdojnë të kufizojnë fluturimet

Nuran Erkul Kaya  | 25.03.2020 - Përdıtësım : 25.03.2020
Kërkesa globale e kerozinës për avionët mund të bie deri në 70 për qind

Stamboll

Ekspertët parashikojnë se kërkesa globale e kerozinës për avionët mund të shënojë rënie dramatike ndoshta deri në 70 për qind, veçanërisht në tremujorin e dytë të vitit 2020 pasi gjithnjë e më shumë shtete aplikojnë kuota udhëtimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19).

Cüneyt Kazokoğlu, drejtor i Departamentit të kërkesës së naftës pranë kompanisë për konsulencë Facts Global Energy (FGE) me seli në Londër, për Anadolu Agency (AA) thotë se trafiku ajror po zvogëlohet vazhdimisht dhe madje mund të ndalet.

Sipas të dhënave nga Flight Radar 24, numri i fluturimeve ditore më 21 shkurt ishte 196.756, por më 22 mars, kjo shifër ra në 102.181, duke shënuar një ulje prej 48 për qind në një muaj për shkak të pezullimit të fluturimeve nga pandemia globale. Për më tepër, deri më 24 mars, numri i fluturimeve ditore ishte 95.227.

"Kjo tendencë e uljes së numrit të fluturimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në konsumin e kerozinës. Ne parashikojmë që konsumi global mund të bjerë deri në 70 për qind në tremujorin e dytë të vitit", tha Kazokoğlu.

Duke pasur parasysh se udhëheqësit qeveritarë dhe studimet akademike thonë se kriza me Covid-19 mund të zgjasë nga 12 deri në 18 muaj, ai thotë se do të dëmtohen kompanitë ajrore, turistike, të sektorit për argëtim dhe të sektorit të ushqimit.

Kazokoğlu tërhoqi vëmendjen për rënien e konsumit të naftës që nga përhapja e virusit, me ç'rast tha se do të vazhdojë për shkak të kërkesës më të ulët të kerozinës për avionët.

"Kërkesa globale e karburantit për avionët përbën 8 për qind të konsumit të përditshëm të naftës në botë. Edhe nëse kërkesa globale e karburantit për avionët bie me 50 për qind, kjo përbën me 4 për qind të kërkesës për naftë, ose 4 milionë fuçi në ditë", tha ai.

Kërkesa globale e kerozinës për avionët ka një mesatare prej rreth 7,5 milionë fuçi në ditë.

- Rritja globale e PBB-së do të qëndrojë nën 2 për qind në vitin 2020

Kazokoğlu thotë se edhe konsumi i benzinës dhe naftës do të ketë shënojë rënie të madhe në vitin 2020, pasi shtetet kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe zbatojnë orë policore si dhe ngadalësojnë prodhimtarinë e fabrikave.

Parashikimet e ndryshme tregojnë se kërkesa globale e naftës mund të bie me 12-20 milionë fuçi në ditë për shkak të përhapjes së virusit të ri.

"Ne besojmë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) global do të rritet me më pak se 2 për qind këtë vit si rezultat i ndalesave të udhëtimit, duke rezultuar në rënie të kërkesës së naftës me 2.8 për qind", tha Artyom Tchen, analist pranë kompanisë hulumtuese norvegjeze, Rystad Energy.

Ai pohoi se disa ndërmarrje të suksesshme evropiane do të ndikohen shumë pasi ato do të preken shumë si nga kufizimet vendase ashtu edhe ato transatlantike.

"Ne mendojmë se rimëkëmbja sezonale do të fillojë më 20 qershor nëse kufizimet e udhëtimit në Evropë dhe në SHBA japin fryte. Ende është e vështirë të shihet një rritje në krahasim me vitin 2019 në kërkesën e karburantit të avionëve", tha Tchen.

Ai tha se anulimet e fluturimeve tani po konsiderohen jo vetëm për muajt prill dhe maj, por edhe për gjysmën e dytë të vitit.

"Ne nuk mund ta transferojmë festën e Vitit të Ri Kinez apo Pashkët në gjysmën e dytë të vitit, kështu që kam frikë se kërkesa e karburantit të avionëve që ka të bëjë me udhëtimet gjatë atyre pushimeve është humbur përfundimisht këtë vit", përfundoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın