Ekonomi

Japonia do të sigurojë 300 milionë dollarë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën

"Si një vend i G-7-ës është e nevojshme që të plotësojmë nevoja të tilla", tha Kishida duke njoftuar se do të sigurojnë 300 milionë dollarë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën

Ahmet Furkan Mercan  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Japonia do të sigurojë 300 milionë dollarë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën

Tokio

Japonia do të sigurojë 300 milionë dollarë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën në të cilën vazhdojnë sulmet e Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida në një konferencë për media deklaroi se vendi i tij do të rrisë mbështetjen për Ukrainën e cila ndodhet përballë vështirësive financiare.

Duke tërhequr vëmendjen se pas sulmeve të Rusisë situata financiare e Ukrainës është rrënuar, Kishida theksoi se nga Ukraina kanë marrë "thirrje me qëllim për të mbështetur fondet afatshkurtra".

"Si një vend i G-7-ës është e nevojshme që të plotësojmë nevoja të tilla", tha Kishida duke njoftuar se do të sigurojnë 300 milionë dollarë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën.

Në këtë mënyrë me ndihmën prej 300 milionë dollarëve të njoftuar muajin e kaluar, shuma e ndihmës financiare e Japonisë për Ukrainën do të arrijë në gjithsej 600 milionë dollarë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın