Politikë, Ekonomi

Irlanda bëhet vendi i parë evropian që harton legjislacionin që ndalon tregtinë me territoret e pushtuara palestineze

- "Kjo është një masë e rëndësishme, sepse ne po flasim hapur në emër të popullit të Irlandës në lidhje me këtë aktivitet gjenocidal", tha zëvendëskryeministri i vendit, Simon Harris

Burak Bir  | 24.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
Irlanda bëhet vendi i parë evropian që harton legjislacionin që ndalon tregtinë me territoret e pushtuara palestineze

Londër

LONDËR (AA) - Irlanda është gati të ndalojë zyrtarisht tregtinë me Territoret e Pushtuara Palestineze (OPT), duke u bërë vendi i parë evropian që e bën këtë, tha sot zëvendëskryeministri i vendit, Simon Harris, transmeton Anadolu.

"Kjo është një masë e rëndësishme, sepse ne po flasim hapur në emër të popullit të Irlandës në lidhje me këtë aktivitet gjenocidal", tha Harris për gazetarët.

Harris tha se shpreson që "përfitimi i vërtetë" i publikimit të këtij legjislacioni do të jetë që ai të frymëzojë vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

"Sepse është e rëndësishme që çdo vend të përdorë çdo mjet në dispozicion të tij", shtoi ai.

Projektligji do të ndalojë tregtinë me territoret e pushtuara palestineze duke e bërë çdo import prej andej vepër penale sipas Aktit Doganor.

Qeveria irlandeze miratoi zyrtarisht një projektligj në maj, duke ndaluar importin e mallrave të prodhuara në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın