Ekonomi

Irlandë, kompanitë e karburanteve refuzojnë të ofrojnë karburant për ambasadën ruse

Sipas lajmit të gazetës "Irish Mirror", Ambasada Ruse në Dublin tha se kishte mungesë karburanti në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme irlandeze më 22 mars

Hasan Esen  | 05.04.2022 - Përdıtësım : 05.04.2022
Irlandë, kompanitë e karburanteve refuzojnë të ofrojnë karburant për ambasadën ruse

Londër

Kompanitë e karburanteve në Irlandë kanë refuzuar t'i shesin karburant dizel ambasadës ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës "Irish Mirror", Ambasada Ruse në Dublin tha se kishte mungesë karburanti në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme irlandeze më 22 mars.

"Furnizuesi aktual i karburanteve ka refuzuar të furnizojë me naftë misionin tonë. Ambasada kontaktoi furnitorë të tjerë në zonën e Dublinit, por ata të gjithë refuzuan të bashkëpunonin", thuhet në letër. Gjatë dhënies së informacionit theksohet se karburanti në duart e ambasadës mund të mjaftonte vetëm deri në fund të javës (26-27 mars).

Duke theksuar se karburanti dizel është i domosdoshëm jo vetëm për ambasadën, por edhe për ngrohjen e rezidencës së ambasadorit dhe furnizimin me ujë të ngrohtë, letra kërkon që Ministria e Jashtme të ndërhyjë në “këtë diskriminim të qartë”.

Ambasada ruse në Dublin refuzoi të japë deklaratë për gazetën, e cila e kontaktoi atë, nëse ata ishin në gjendje të siguronin karburant pas 22 marsit.

Një burim i tha gazetës se "Ambasada po lufton sepse askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta për shkak të asaj që po ndodhë në Ukrainë. Nuk janë vetëm disa kompani karburantesh me të cilat kanë probleme, ka banka dhe shumë biznese të tjera".

Banka e Irlandës ka vendosur të pezullojë llogaritë e ambasadës.

Sipas lajmit, Ministria e Jashtme deklaroi se nuk mund ta ndihmojë ambasadën në këtë drejtim, pasi nuk ka kompetencë të ndërhyjë në kompani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın