Politikë, Ekonomi

Hungaria do të votojë kundër tarifave të propozuara të BE-së për aliazhet e hekurit

Peter Szijjarto thotë se kjo "do të shkaktojë një valë tjetër rritjeje të çmimeve"

Melike Pala  | 14.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Hungaria do të votojë kundër tarifave të propozuara të BE-së për aliazhet e hekurit

Bruksel

Hungaria do të votojë kundër propozimit të Komisionit Evropian për të vendosur tarifa të reja mbi importet e aliazheve të hekurit, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, transmeton Anadolu.

"Brukseli thjesht nuk mund të qetësohet. Komisioni i BE-së tani dëshiron të vendosë përsëri tarifa të reja, këtë herë mbi importet e aliazheve të hekurit. Kjo do të shkaktojë një valë tjetër rritjeje çmimesh sepse këto lëndë të para përdoren në shumë sektorë industrialë", shkroi Szijjarto në platformën amerikane të mediave sociale X.

Aliazhet e hekurit janë thelbësore në prodhimin e çelikut dhe në prodhime të tjera strategjike industriale.

Ministri tha se më herët gjatë ditës pati një telefonatë me ministren e Tregtisë të Norvegjisë, Cecilie Myrseth, dhe përsëriti refuzimin e Hungarisë për masën përpara votimit.

"Tarifat dhe sanksionet tashmë kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë evropiane dhe sigurisht që nuk kemi nevojë për më shumë prej tyre", tha ai.

Szijjarto gjithashtu drejtoi kritika ndaj Komisionit Evropian dhe presidentes, Ursula von der Leyen, duke thënë se ata janë "të papërshtatshëm për punën e tyre" dhe duke pohuar se "është koha për një ndryshim në Bruksel".

Propozimi i Komisionit Evropian për tarifat e aliazheve të hekurit pritet të diskutohet nga shtetet anëtare më vonë të premten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın