Ekonomi

Honda do të bëhet kompania e parë që do të shesë automjete online në Japoni

Kompania do të hapë një faqe në internet në fillim të muajit të ardhshëm ku përfshin të gjitha procedurat e shitjes

Ahmet Furkan Mercan  | 22.09.2021 - Përdıtësım : 22.09.2021
Honda do të bëhet kompania e parë që do të shesë automjete online në Japoni

Tokio

Raportohet se kompania 'Honda Motor' do të shesë automjete online në Japoni dhe kjo metodë e shitjes do të jetë e para në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, bazuar në burimet e kompanisë, Honda do të nisë një aplikacion të ri shitjesh brenda Japonisë.

Kompania japoneze mori parasysh kërkesat e klientëve për të shmangur komunikimin ballë për ballë kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në këtë kontekst, Honda do të hapë një faqe në internet në fillim të muajit të ardhshëm ku përfshin të gjitha procedurat e shitjes, përfshirë llogaritjet, kontratat dhe kontrollet e kreditit.

Faqja do të shfaqë modelet më të mira me vëllim të lartë shitjesh dhe zona e mbulimit të shitjeve do të zgjerohet nga qendrat e qyteteve në periferi.

Dorëzimet e automjeteve do të bëhen në vendin e autorizuar të shitjeve.

Përmes aplikacionit të ri, kompania japoneze gjithashtu planifikon të zvogëlojë humbjen e klientëve për shkak të pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın