Ekonomi

Gjiganti farmaceutik Bayer shkurton 4.500 vende pune në Gjermani

Kompania gjermane tha sot se shkurtimet janë pjesë e 12.000 reduktimeve të vendeve të punës për të cilat njoftoi vitin e kaluar

Ekip  | 09.04.2019 - Përdıtësım : 10.04.2019
Gjiganti farmaceutik Bayer shkurton 4.500 vende pune në Gjermani

Berlin

Gjiganti gjerman i industrisë farmaceutike Bayer, thotë se po shkurton 4.500 vende pune në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania gjermane tha sot se shkurtimet janë pjesë e 12.000 reduktimeve të vendeve të punës për të cilat njoftoi vitin e kaluar.

Kompania aktualisht ka rreth 32.100 punonjës në Gjermani.

Bayer aktualisht po vuan pasojat e padive për efektet e dyshuara kancerogjene të Roundup, një herbicidë të cilën e mori me blerjen e rivalit amerikan Monsanto.

Bayer thotë se provat shkencore flasin se produkti është i sigurt dhe se rregullatorët kanë mbështetur këtë përfundim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın