Bota, Ekonomi

Gjermania planifikon të blejë më shumë avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja

- Qeveria gjermane porositi 35 avionë luftarakë F-35 nga SHBA si pjesë e programit të ri të modernizimit të ushtrisë prej 100 miliardë eurosh.

Bahattin Gönültaş  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Gjermania planifikon të blejë më shumë avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja

Berlin

BERLIN (AA) - Gjermania po planifikon të blejë 15 avionë luftarakë të tjerë F-35 nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.

Berlini planifikon të rrisë madhësinë e flotës së saj të avionëve F-35 nga 35 në 50, njofton "Politico". Në këtë kontekst, Gjermania planifikon të blejë 15 avionë luftarakë të tjerë F-35 nga kompania amerikane "Lockheed Martin".

Vlen të përmendet se porosia e re e mundshme e Gjermanisë për avionët F-35 vjen pasi NATO kohët e fundit ra dakord për objektiva të reja për armët dhe nivelet e trupave.

Qeveria gjermane porositi 35 avionë luftarakë F-35 nga SHBA si pjesë e programit të ri të modernizimit të ushtrisë prej 100 miliardë eurosh.

Avionët luftarakë F-35 nga prodhuesi "Lockheed Martin", janë planifikuar të zëvendësojnë avionët luftarakë "Tornado" të përdorur nga Forcat Ajrore Gjermane që nga viti 1980 dhe janë të vetmit avionë luftarakë gjermanë të aftë të mbajnë bomba bërthamore amerikane.

Ndërsa mosmarrëveshja midis Gjermanisë dhe Francës në lidhje me partneritetin e Sistemit të Avionëve Luftarakë Ajror të Gjeneratës së Ardhshme (FCAS) rritet, këtë javë në mediat evropiane doli lajmi se Franca donte të merrte 80 për qind të pjesës së punës në këtë projekt.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın