Ekonomi, Shkencë dhe Teknologji

Gjermania planifikon të blejë dronë kamikaz me inteligjencë artificiale në vlerë 536 milionë euro

Sipas revistës Der Spiegel, Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur paketën e blerjes dhe po kërkon miratimin nga komisioni buxhetor i parlamentit gjerman

Ayhan Şimşek  | 11.02.2026 - Përdıtësım : 11.02.2026
Gjermania planifikon të blejë dronë kamikaz me inteligjencë artificiale në vlerë 536 milionë euro

Berlin

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë planifikon të blejë mijëra dronë sulmues të pajisur me inteligjencë artificiale për rreth 536 milionë euro, raportoi media lokale, transmeton Anadolu.

Sipas revistës Der Spiegel, prokurimi përfshin dy “startup”-e gjermane, “Helsing” dhe “Stark Defence”. Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur paketën e blerjes dhe po kërkon miratimin nga komisioni buxhetor i parlamentit gjerman.

Porosia shënon angazhimin e parë të planifikuar të dronëve të armatosur me eksploziv nga ushtria gjermane. Sistemet do të pajisin Brigadën e 45-të të Blinduar të Gjermanisë, e cila aktualisht është e dislokuar në Lituani si pjesë e forcave parandaluese të krahut lindor të NATO-s.

Kontrata përfshin dy modele të ndryshme dronësh me profile të ndryshme operacionale. Modeli Virtus, i prodhuar nga “Stark Defence”, ka gjatësi 1,8 metër dhe peshon 30 kilogramë, duke qenë në gjendje të mbajë një kokë luftarake prej 5 kilogramësh. Modeli më i vogël HX-2, nga kompania Helsing, është 1,13 metër i gjatë dhe peshon 12 kilogramë. HX-2 tashmë është testuar në Ukrainë dhe kompania po e përmirëson sistemin bazuar në të dhënat e mbledhura nga vija e frontit.

Të dy sistemet përdorin kamera dhe sensorë infra të kuq për të identifikuar dhe ndjekur objektiva si tanke. Megjithatë, sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, pavarësisht aftësive të avancuara të inteligjencës artificiale, një operator në terren duhet të japë autorizimin përfundimtar për sulmin. Për këtë qëllim, dronët transmetojnë foto të enkriptuara ose sekuenca të shkurtra video tek operatori para se të angazhohen ndaj objektivit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın