Ekonomi

Gjermania në kërkim të zgjidhjes për mungesën e stafit në aeroporte

Prej javësh, shumë aeroporte dhe kompani ajrore në Gjermani dhe disa vende evropiane po përballen me probleme për shkak të mungesës së stafit

Bahattin Gönültaş  | 14.06.2022 - Përdıtësım : 15.06.2022
Gjermania në kërkim të zgjidhjes për mungesën e stafit në aeroporte

Berlin

Pas lehtësimit të masave kundër COVID-19, gjithnjë e më shumë njerëz në botë dëshirojnë të udhëtojnë sërish, por aeroportet dhe kompanitë ajrore në Evropë po përballen njëkohësisht me mungesën e stafit para pushimeve verore, raporton Anadolu Agency (AA).

Prej javësh, shumë aeroporte dhe kompani ajrore në Gjermani dhe disa vende evropiane po përballen me probleme për shkak të mungesës së stafit. Kjo është arsyeja e vonesës apo anulimit të fluturimeve gjithnjë e më shpesh.

Në Gjermani, kompanitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për këtë problem përpara udhëtimeve edhe më intensive gjatë verës.

Sipas Sindikatës Gjermane (Ver.di), aeroportet më të mëdha si Frankfurt, Hamburg apo Berlin përballen me vështirësi për shkak të mungesës së stafit në të gjitha fushat e shërbimit si kontrolli i sigurisë apo check-in.

Si zgjidhje, disa politikanë gjermanë sugjerojnë që edhe policia federale të marrë pjesë në ofrimin e shërbimeve në aeroporte.

Sipas mediave gjermane, Lufthansa do të duhet të anulojë 900 fluturime në Mynih dhe Frankfurt në korrik nëse nuk gjendet një zgjidhje për mungesën e stafit.

Unioni Gjerman i Transportit Ajror (BDL) i ka dërguar një propozim Ministrisë Federale të Punës për të hequr pengesat ligjore.

"2.000 persona mungojnë në fushën e ofrimit të shërbimeve. Ne e shohim sjelljen e punonjësve nga jashtë si një mënyrë për të përmbushur këtë nevojë për personel në një afat të shkurtër", thuhet në propozim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.