Gjermania kërkon rezolutë të OKB-së për mbështetjen e planit të paqes në Gaza
Ministri i Jashtëm Wadephul tha se rezoluta e OKB-së mund të ofrojë një kornizë politike dhe ligjore për planin e Trumpit për Gazën.

Berlin
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbështesë planin e paqes për Gazën të presidentit amerikan Donald Trump dhe të sigurojë zbatimin e tij të suksesshëm, raporton Anadolu.
“Ne besojmë se Kombet e Bashkuara duhet të luajnë një rol vendimtar në këtë proces”, tha Johann Wadephul para gazetarëve në Paris, ndërsa mbërriti për një takim ministror të vendeve evropiane dhe aktorëve rajonalë për të diskutuar armëpushimin në Gaza.
“Ne mendojmë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të miratojë një rezolutë që ofron siguri ligjore për të gjitha hapat e mëtejshëm dhe që vendos një kuadër politik. OKB-ja është një organizatë unike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin botëror, dhe ky institucion tani mund dhe duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij”, tha ministri gjerman.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.