Gjermani, inflacioni në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit
Nëntorin e kaluar inflacioni në Gjermani ishte 5.2 për qind ndërsa në dhjetor u rrit në 5.3 për qind për shkak të çmimit të lartë të energjisë dhe ushqimit

Berlin
Inflacioni vjetor në Gjermani, i cili nëntorin e vitit të kaluar ishte në 5.2 për qind u rrit në 5.3 për qind në dhjetor për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve, duke arritur nivelin më të lartë në 30 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mesatarja e inflacionit ishte 3.1 për qind në bazë vjetore, më i larti që nga viti 1993.
Enti Federal i Statistikave Gjermane (Destatis) ka publikuar të dhënat përfundimtare të dhjetorit dhe ato vjetore për vitin 2021 mbi rritjen e çmimeve.
Inflacioni ishte 5.3 për qind në dhjetor, niveli më i lartë në vend që nga viti 1992 (5.8 për qind). Inflacioni në vend u rrit me 0.5 për qind me bazë mujore.
Çmimet e energjisë u rritën me 18.3 për qind në bazë vjetore ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me gjashtë për qind dhe shërbimet me 3.1 për qind.
Gjithashtu thuhet se inflacioni në Gjermani ishte mesatarisht 3.1 për qind vitin e kaluar, shumë mbi dy për qind sa ishin synimet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) për të gjithë Eurozonën.
Sipas të dhënave përfundimtare të Destatis, Indeksi vjetor i Çmimeve të Konsumit (CPI) në Gjermani vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020 u rrit me 2.6 pikë në një mesatare prej 3.1 për qind. Të dhënat e fundit u regjistruan si inflacioni më i lartë vjetor që nga viti 1993 (4.5 për qind).
Para shpërthimit të COVID-19, inflacioni ishte 1.4 për qind në 2019 dhe 0.5 për qind në vitin 2020, viti i parë i epidemisë.
Pa përfshirë çmimet e energjisë, inflacioni vjetor në Gjermani ishte 2.3 për qind në vitin 2021.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.