Ekonomi

Gazprom me 26 për qind humbje në gjysmën e parë të vitit

Eksportet e gazit natyror të kompanisë në Turqi u ulën me 42 për qind në 4 miliardë metra kub

Sibel Morrow  | 14.08.2020 - Përdıtësım : 18.08.2020
Gazprom me 26 për qind humbje në gjysmën e parë të vitit

Ankara
Gjiganti energjetik rus Gazprom në gjysmën e parë të vitit 2020 shënoi rënie me 26 për qind në 1.8 trilionë dollarë (afro 25 miliardë dollarë), theksohet në deklaratën e kompanisë të rezultateve financiare të lëshuar të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Të ardhurat e kompanisë u ulën me 277 miliardë rubla (3,8 miliardë dollarë) në periudhën janar-qershor të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet e gazit natyror të kompanisë në Turqi u ulën me 42 për qind në 4 miliardë metra kub, ndërsa eksportet në Evropë ranë me 18 për qind në 78.9 miliardë metra kub në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, sipas deklaratës.

Gjigandi rus i energjisë eksportoi 1.6 miliardë metra kub gaz natyror në Kinë përmes gazsjellësit të energjisë Siberia në Siberinë Lindore i cili filloi së funksionuari në dhjetor 2019. Tubacioni transporton gaz natyror nga Yakutia në Primorsky Krai dhe Kinë.

Gazprom, prodhuesi më i madh i gazit natyror në botë, është e vetmja kompani në vend që ka autoritetin të eksportojë gaz natyror përmes tubacioneve nën ligjin rus.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Federal i Doganave Ruse, çmimi i eksportit të Gazpromit prej 1000 metër kub gaz natyror ra në qershor me 13 për qind në 82 dollarë në krahasim me muajin e kaluar.

Analistët thonë se çmimi i 1000 metrave kub të gazit natyror duhet të jetë mbi intervalin prej 90 deri në 100 dollarë për kompaninë që të raportojë të ardhurat nga eksportet e gazit natyror.

Kërkesa globale për gaz natyror pritet të bjerë me një ritëm rekord, duke zbritur 4 përqind deri në vitin 2020, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA). Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın