Fondi i Pasurisë së Turqisë midis 10 fondeve më të mëdha sovrane të pasurisë në botë
Fondi i Pasurisë së Turqisë (TWF) është bërë një nga 10 fondet më të mëdha sovrane në botë, duke arritur madhësinë prej 360 miliardë dollarësh në fund të vitit 2024

Stamboll
Fondi i Pasurisë së Turqisë (TWF) është bërë një nga 10 fondet më të mëdha sovrane në botë, duke arritur madhësinë prej 360 miliardë dollarësh në fund të vitit 2024, transmeton Anadolu.
Një raport nga Global SWF, me titull "Fondi i Pasurisë së Turqisë: Performanca e vitit 2024, strategjia e vitit 2025 dhe rruga përpara", i publikuar sot tregoi se asetet e konsoliduara të TWF-së arritën në 12.7 trilionë lira turke ose 360 miliardë dollarë, duke tejkaluar Mubadala-n me qendër në Abu Dabi dhe duke u renditur për herë të parë ndër më të mirët.
Kapitali aksionar i TWF-së u rrit në 58 miliardë dollarë ndërsa fitimi neto vjetor arriti në 10.5 miliardë dollarë. Struktura e fortë financiare e fondit mbështeti një pozicion parash prej 31.4 miliardë dollarësh dhe një raport të ulët borxhi.
Këtë vit, fondi sovran i Turqisë tërhoqi interes të madh nga investitorët global me kalendarin e tij të rregullt të emetimit. Emetimi i eurobondeve të TWF-së në muajin shtator, me vlerë 1 miliard dollarë, tërhoqi rreth 10 miliardë dollarë kërkesë.
Programi sukuk (certifikatë obligacionesh islamike) i fondit në përputhje me sheriatin filloi në fund të vitit të kaluar dhe arriti në 1 miliard dollarë këtë vit. Transaksionet Mubadala të fondit, të cilat përjashtojnë pagesat e interesit për të respektuar praktikat islame, arritën në 600 milionë dollarë.
Kredia e sindikuar u realizua me pjesëmarrjen e 20 bankave nga rreth 12 vende. Këto zhvillime i mundësuan fondit të largohej nga modeli oportunist i huamarrjes për t’u bërë një emetues më i besueshëm.
Ndërkohë, rifinancimi nga TWF-ja dhe ofruesit e shërbimeve Turk Telekom çoi në një ulje prej 150 milionë dollarësh të barrës së interesit, duke e bërë më fleksibël shpërndarjen e dividentëve.
Financimi për kompanitë e sigurimeve "Türkiye Sigorta" dhe "Türkiye Hayat Emeklilik" u përfundua, duke forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë të sektorit.
TWF-ja njihet për modelin e tij të rregullt të emetimit, i cili rrit besimin e investitorëve global. Mbështetja e fondit për sektorët e sigurimeve dhe telekomunikacionit kontribuoi në tregjet e kapitaleve të Turqisë.
Tani pritet që TWF-ja të ndërmarrë hapa në horizonte të reja, si obligacionet e gjelbra dhe të qëndrueshme për të zgjeruar më tej bazën e investitorëve.