Shëndetësi, Ekonomi

Firma mjekësore turke prezanton trajtim të ri për mpiksjen e gjakut në mushkëri

AngioHAND funksionon si një lloj i veçantë kateteri për të ndihmuar në rikthimin e rrjedhës normale të gjakut në trup për ata që vuajnë nga embolia pulmonare dhe tromboza e venave të thella

Ergin Garip  | 01.06.2023 - Përdıtësım : 02.06.2023
Firma mjekësore turke prezanton trajtim të ri për mpiksjen e gjakut në mushkëri

Istanbul

Firma mjekësore turke “Invamed” ka zhvilluar një trajtim inovativ të quajtur “AngioHAND” që synon të rikuperojë qarkullimin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga embolia pulmonare dhe tromboza e venave të thella, raporton Anadolu.

I zhvilluar në laboratorët e kërkimit dhe zhvillimit të Invamedit dhe i prodhuar në kampusin e prodhimit, AngioHAND funksionon si një lloj i veçantë kateteri për të ndihmuar në rikthimin e rrjedhës normale të gjakut në trup për ata që vuajnë nga embolia pulmonare dhe tromboza e venave të thella.

AngioHAND, i njohur gjithashtu si një kateter mekanik i trombektomisë, është bërë nga një material fleksibël i quajtur nitinol që mund të lakohet dhe të kthehet në formën e tij origjinale.

Ky fleksibilitet i mundëson të lundrojë lehtësisht nëpër kthesa të vështira në trup dhe të përshtatet lehtësisht në enët e gjakut të madhësive të ndryshme. AngioHAND gjithashtu ndihmon në kufizimin e humbjes së gjakut dhe largon shpejt mpiksjet e mëdha nga trupi.

Embolia pulmonare është një gjendje mjekësore në të cilën mpiksje gjaku hyn në mushkëri dhe shkakton bllokim. Tromboza e venave të thella (DVT), e cila mund të ngadalësojë ose ndalojë rrjedhën e gjakut, është shkaku më i zakonshëm i kësaj.

Kur një mpiksje bllokon enët e gjakut të mushkërive, ajo redukton nivelet e oksigjenit në trup dhe mund të dëmtojë organet vitale si truri, veshkat dhe zemra.

Kjo është një gjendje serioze që kërkon kujdes urgjent mjekësor për të siguruar qarkullimin e duhur të gjakut dhe nivelet e oksigjenit. Kërkimi i kujdesit të menjëhershëm mjekësor është kritik sepse rastet e patrajtuara mund të rezultojnë në vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın