Ekonomi

Fermat greke në rrezik teksa ndryshimet klimatike godasin bujqësinë evropiane

- Humbjet nga thatësira ekstreme e shkaktuar nga ndryshimet klimatike në Greqi parashikohen të arrijnë në 3 miliardë euro në vit dhe pritet të shkojnë deri në 4 miliardë euro gjatë 25 viteve të ardhshme

Ahmet Gençtürk  | 24.07.2025 - Përdıtësım : 24.07.2025
Fermat greke në rrezik teksa ndryshimet klimatike godasin bujqësinë evropiane

Athinë

ATHINË (AA) - Fermat greke ndodhen në një gjendje të brishtë derisa ndryshimet klimatike po godasin bujqësinë në mbarë Evropën, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat lokale duke cituar një studim të fundit nga banka investuese ‘Morgan Stanley’, Bashkimi Evropian (BE) si pasojë e rreziqeve të lidhura me klimën humbet 6,4 për qind të prodhimit të saj bujqësor vjetor, që përkthehet në 28 miliardë euro.

Sipas raportit, shtetet e Evropës Jugore dhe Evropës Lindore janë dukshëm më të ndjeshme për shkak të peshës që ka sektori bujqësor në ekonomitë e tyre.

Raporti thekson se 17.4 miliardë euro të humbjeve vjetore të bllokut lidhen me prodhimin e kulturave bujqësore dhe 10.9 miliardë euro të tjera me ndikimin në blegtorinë.

Në përgjithësi, thatësira, ngricat, breshëri dhe reshjet e tepërta përbëjnë 80 për qind të humbjeve bujqësore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në BE, me thatësirën e identifikuar si faktori kryesor.

Në Greqi, ku sektori bujqësor kontribuon me 3,3 për qind në prodhimit bruto të brendshëm, përqindja e tretë më e lartë në BE, sipas raportit, humbjet nga thatësira ekstreme e shkaktuar nga ndryshimet klimatike parashikohen të arrijnë në 3 miliardë euro në vit dhe pritet të shkojnë deri në 4 miliardë euro gjatë 25 viteve të ardhshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.